Po, kremi Vit-C përmban Ascorbyl Glucoside, një formë të qëndrueshme të Vitaminës C që nuk oksidohet lehtë dhe ruan efektivitetin me kalimin e kohës. Prandaj, mund ta përdorni si në rutinën e mëngjesit, ashtu edhe në atë të mbrëmjes.
Limited
Krem Vit-C
2800 L 2240 L
Krem ndriçues me Vitaminë C për lëkurë më të shkëlqyeshme, të hidratuar dhe me pamje rinore.
I formuluar me Vitaminë C të stabilizuar, Proteoglikane dhe Glikopolimere, me teksturë pa vaj (Oil-Free). Veprimi i tij i fuqishëm antioksidues, kundër plakjes dhe energjizues e bën lëkurën të duket më e ndritshme, më e gjallë dhe më e lëmuar që nga aplikimi i parë. Stimulon prodhimin e Kolagjenit, duke përmirësuar qëndrueshmërinë, elasticitetin dhe duke promovuar një pamje më të re dhe më të freskët.
50 ML | E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim i përditshëm | Teksturë e lehtë që përthithet shpejt | Pa vaj (Oil-Free)
Description
KREM VIT-C PËRBËRËSIT SUPER AKTIVË





COMPOSITION:
Aqua (Water), Propanediol, Caprylic/Capric Triglyceride, Glycerin, Squalane, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, Dimethicone, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, 1,2-Hexanediol, Ascorbyl Glucoside, Sodium Hyaluronate, Fructose, Glucose, Kappaphycus Alvarezii Extract, Caesalpinia Spinosa Fruit Extract, Carnosine, Fomes Officinalis (Mushroom) Extract, Gigartina Stellata Extract, Inulin, Caprylyl Glycol, Glycosaminoglycans, Tocopheryl Acetate, Butylene Glycol, Chondrus Crispus (Carrageenan) Extract, Sodium Gluconate, Sucrose Laurate, Sucrose Stearate, Xanthan Gum, Cellulose Gum, Silica, Sodium Hydroxide, Hydroxyacetophenone, Cellulose, Sodium Benzoate, CI 19140 (Fd&C Yellow No.5), Tocopherol, Potassium Sorbate, Parfum (Fragrance), Citral, Linalool, Limonene , CI 14700 (Fd&C Red No. 4)
NOTE: Due to continuous improvement of our products, the list of ingredients may have changed. Please check the INCI on the packaging for the most up to date list of ingredients.
REZULTATE ME EFEKTIVITET TË PROVUAR
E VULLNETARËVE
100
%
E ndiejnë lëkurën më pak të lodhur.*
E VULLNETARËVE
100
%
Ndjejnë lëkurën e tyre më të ndritshme dhe më të njëtrajtshme.*
E VULLNETARËVE
100
%
Vëren sa më e hidratuar është lëkura në fytyrë dhe qafë.*
*Rezultate të dëshmuara në një studim klinik nën kontroll dermatologjik për 2 javë, te 25 gra të moshës 18 deri në 60 vjeç.
MENYRA E PERDORIMIT
HAPI 1
Pas pastrimit të fytyrës, aplikoni ampulën ose serumin tuaj të zakonshëm për të rritur efektet e kremit tuaj.
HAPI 2
Më pas aplikoni kremin tuaj në mëngjes dhe në mbrëmje, duke masazhuar lehtë në të gjithë fytyrën.
FAQ
Pyetjet më të shpeshta
Çfarë forme të Vitaminës C përmban?
Kremi Vit-C përmban Ascorbyl Glucoside. Kjo formë e Vitaminës C shndërrohet në Vitaminë C të pastër sapo bie në kontakt me membranën e qelizave të lëkurës, duke siguruar të gjitha përfitimet e Vitaminës C të pastër pa probleme oksidimi apo ndjeshmëri ndaj dritës së diellit.
A mund ta kombinoj Vitaminën C me Retinol në rutinën time të përditshme të kujdesit për fytyrën?
Po, por rekomandohet të mos i përdorni në të njëjtën kohë. Aplikoni Vitaminën C në mëngjes dhe Retinolin në mbrëmje. Ky kombinim është fantastik për lëkurën tuaj!
A mund ta aplikoj në mëngjes pasi përmban Vitaminë C?
A mund ta përdor kremin me Vitaminë C gjatë verës?
Po, Vitamina C është një antioksidant shumë i fuqishëm që mbron qelizat e lëkurës nga rrezatimi diellor, eliminon radikalet e lira dhe parandalon hiperpigmentimin, ndaj është një përbërës ideal për kujdesin e përditshëm të lëkurës gjatë verës.
Nëse ekspozoheni në diell, aplikojeni në mbrëmje për të ndihmuar në rigjenerimin e dëmtimeve të ditës. Për një rutinë të zakonshme, aplikojeni në mëngjes, pas ampulës ose serumeve të ditës, në fytyrë, qafë dhe dekolte.
A mund të më dalin pika të zeza nëse përdor shumë krem me Vitaminë C?
Pikat e zeza shfaqen për shkak të poreve të bllokuara nga yndyra e tepërt (zakonisht në lëkurë miks ose të yndyrshme) dhe papastërtitë e akumuluara.
Për t’i shmangur, është e rëndësishme të ndiqni një rutinë të mirë pastrimi të fytyrës dhe të përdorni një eksfoliant një ose dy herë në javë për pastrim të thellë të lëkurës.
Related Products
20% Super Vit-C Solution Serum-Krem
2500 L 2000 L
Krem-serum 2-në-1 me 20% solucion Vitaminë C.
Ndriçon dhe hidraton lëkurën me efekt antioksidues.
I formuluar me 20% solucion të Vitaminës C, ky serum-krem me veprim të dyfishtë ndriçon dhe rigjallëron lëkurën falë veprimit të tij antioksidues dhe kundër plakjes. Tekstura pa vaj hidraton dhe zbut lëkurën.
30 ML | I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim ditor | Teksturë krem-serum që përthithet shpejt | Pa vaj
Flash Effect Serum
2700 L 2160 L
Serum fytyre me përqendrim të lartë për efekt lifting në vetëm 1 minutë dhe make-up perfekt për 8 orë.
I formuluar me Alga të Kuqe me fuqi të lartë forcimi, ky serum është krijuar për të siguruar një efekt tendosjeje të menjëhershëm, duke eliminuar shenjat e lodhjes, zbehur papërsosmëritë dhe dhënë shkëlqim të menjëhershëm fytyrës. Tekstura e tij xheli fluide që përthithet shpejt e bën ideal për momente kur kërkohet një efekt i shpejtë kundër lodhjes.
30 ML | I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim i përditshëm | Teksturë xheli fluide që përthithet shpejt
Studim klinik i kryer në 22 vullnetarë në një qendër të pavarur. Test kënaqësie i realizuar 60 sekonda pas aplikimit të parë, pas 5 minutash dhe pas 8 orësh përdorimi të produktit.
Krem Niacinamide [Pro]
2950 L 2360 L
Krem fytyre kundër njollave, ushqyes dhe hidratues.*
Ndihmon në reduktimin e dukshëm të njollave të errëta, duke ushqyer dhe hidratuar thellësisht lëkurën.
I formuluar me një përqendrim të lartë prej 15% Niacinamide, ky krem ofron përfitime maksimale për lëkurën, duke përmirësuar tonin, teksturën dhe barrierën mbrojtëse. Niacinamide redukton hiperpigmentimin dhe unifikon ngjyrën e lëkurës, duke ndihmuar në parandalimin dhe korrigjimin e njollave të shkaktuara nga dielli apo mosha. Jep shkëlqim dhe e bën lëkurën më të lëmuar, për një pamje të ndritshme dhe të njëtrajtshme ditë pas dite.
50 ML | E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim i përditshëm | Teksturë e lehtë dhe ajrore që përthithet shpejt
Përmirëson dukjen e njollave.
5x Pure Hyaluronic Eye Contour
2400 L 1920 L
Krem për zonën rreth syve me 5 lloje Acid Hialuronik dhe kompleks hidratues.
Ruhet lagështia natyrale e lëkurës dhe zbuten dukshëm vijat dhe rrudhat rreth syve.
I formuluar posaçërisht për kujdesin e lëkurës delikate rreth syve, ky krem kombinon 5 lloje Acid Hialuronik me peshë të ndryshme molekulare për hidratim të menjëhershëm dhe afatgjatë në të gjitha shtresat e lëkurës. Veprimi i tij mbushës ndihmon në zbutjen e dukshme të rrudhave dhe vijave të holla, duke rikthyer një pamje më të shplodhur, të freskët dhe me shkëlqim që nga aplikimi i parë.
KREM 15 ML | E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim i përditshëm | Teksturë kadifeje | Testuar oftalmologjikisht | Pa aromë
Krem Oil Control
2800 L 2240 L
Xhel fytyre kundër imperfeksioneve.
Ndihmon në matifikimin e lëkurës, parandalon shkëlqimin e tepërt dhe redukton pamjen e poreve.
Formulë unike, jo komedogjene dhe pa vaj, me Hialuronat Zinku, Niacinamide dhe Acid Salicilik. Ky xhel ndihmon në rigjallërimin, balancimin dhe rregullimin e tepricës së sebumit në lëkurën miks, yndyrore dhe me tendencë akneike. Minimizon pamjen e poreve, njollave dhe shenjave të akneve, duke i dhënë lëkurës një teksturë më të lëmuar dhe më të njëtrajtshme. Tekstura e tij e freskët dhe ultra e lehtë hidraton dhe ndihmon në parandalimin e shenjave të plakjes falë përmbajtjes me Acid Hialuronik.
50 ML | Lëkurë miks dhe yndyrore | Përdorim i përditshëm | Teksturë xheli ultra e lehtë që përthithet shpejt | Pa vaj (Oil-Free)
Vit-C Eye Contour
2400 L 1920 L
Krem inovativ “all-in-one” për konturin e syve me Vitaminë C.
Ndriçon dhe rigjallëron menjëherë zonën rreth syve.
I formuluar posaçërisht për kujdesin e lëkurës delikate rreth syve, ai zbut rrathët e errët dhe shenjat e lodhjes, duke hidratuar dhe ushqyer njëkohësisht lëkurën. Fuqia antioksiduese e Vitaminës C ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga radikalet e lira dhe plakja e parakohshme.
KREM 15 ML | E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim i përditshëm | Teksturë kadifeje | Testuar oftalmologjikisht | Pa aromë
Krem 24K Gold Flash Glow
2950 L 2360 L
Krem xhel fytyre ekskluziv dhe efektiv me ar 24K me veprim të trefishtë: efekt lifting, rritje shkëlqimi dhe zbutje rrudhash për një efekt të vërtetë “Glow”.
I formuluar me grimca ari 24K dhe Vitaminë C, ky xhel ofron shkëlqim suprem që nga aplikimi i parë. Zbeh rrudhat dhe e bën lëkurën më të lëmuar falë efektit të menjëhershëm lifting. Mbron lëkurën nga radikalet e lira dhe drita blu, ndërsa hidraton falë teksturës së tij të lehtë dhe që përthithet shpejt. Rezultati është një lëkurë e përsosur, e lëmuar dhe plot shkëlqim.
50 ML | E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës | Teksturë xheli e butë dhe ndriçuese me grimca ari 24K | Përthithje e shpejtë
Krem Flash Effect
2800 L 2240 L
Xhel fytyre me efekt të menjëhershëm lifting, që përmirëson dukshëm elasticitetin dhe qëndrueshmërinë pas aplikimit.
I formuluar me Alga të Kuqe me fuqi të lartë forcimi dhe një “Energy Booster”, ky xhel energjizon lëkurën dhe redukton shenjat e lodhjes falë veprimit të tij të menjëhershëm “flash-effect”, duke siguruar një pamje të freskët dhe plot shkëlqim gjatë gjithë ditës. Ideal per t’u perdorur si baze makeup duke i rritur atij qendrueshmerine deri ne 8 ore. Ofron gjithashtu një shtesë hidratimi dhe ndriçimi, për një lëkurë më të butë dhe më rrezatuese.
50 ML | E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim i përditshëm | Teksturë xheli e butë
Krem dielli fluid VIT-C SPF30
2900 L 2320 L
Krem dielli fluid për përdorim të përditshëm.
Mbron me SPF30 dhe është i formuluar me Vitaminë C, Squalane dhe Vaj Argan. Rrit shkëlqimin dhe i jep lëkurës një efekt ndriçues natyral.
Ofron mbrojtje të plotë ndaj rrezeve UVA dhe UVB për të parandaluar plakjen nga dielli dhe dëmtimet e shkaktuara prej tij. Falë Vitaminës C, jep një shkëlqim shtesë dhe vepron si antioksidant i fuqishëm që mbron lëkurën nga dëmtimet mjedisore, duke e bërë atë më të ndritshme dhe më të fortë. Tekstura e tij e padukshme në formë xheli është rezistente ndaj ujit dhe mban lëkurën të rehatuar, xheli ka nje teksture te lehte vajore.
30 ML | E përshtatshme kryesisht per lekure normale ne te thate | Përdorim i përditshëm | Teksturë xheli e padukshme me përfundim ndriçues | Dermatologjikisht e testuar
15% Niacinamide Serum Krem
2500 L 2000 L
Krem-serum 2-në-1 me 15% Niacinamide për njollat kafe, shenjat dhe ndriçim të menjëhershëm.
I formuluar me një përqendrim të lartë prej 15% Niacinamide, ky serum-krem me veprim të dyfishtë korrigjon të gjitha llojet e njollave dhe shenjave, përmirëson dukshëm strukturën e lëkurës dhe unifikon tonin e saj. Në të njëjtën kohë, hidraton thellësisht dhe ofron rehati të menjëhershme me një përfundim të butë e mëndafshtë.
30 ML | Për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim ditor | Teksturë krem-serum që përthithet shpejt | E testuar dermatologjikisht.
Studim klinik i kryer mbi 20 vullnetarë. Test kënaqësie pas 28 ditësh përdorimi të vazhdueshëm.
Ampula VIT-C
2600 L 2080 L
Ampula me përqendrim të lartë me Vitaminë C për lëkurë më të ndritshme, të hidratuar dhe rinore.
Çfarë i bën të veçanta?
✓ Formulë unike me Vitaminë C, Proteoglikane dhe Glikopolimere.
✓ Fuqia e saj e madhe antioksiduese, kundër plakjes dhe energjizuese bën që që pas aplikimit të parë, lëkura të ndihet më e ndritshme, më vitale dhe më e butë.
✓ Teksturë fluide, pa aromë dhe që përthithet shpejt.
10 ampula | 2 ML secila | E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim i përditshëm | Përdorim i jashtëm
Ampula Multivitamina
2600 L 2080 L
Ampula me përqendrim të lartë dhe shumë përfitime për lëkurë të shëndetshme, të lëmuar, të ushqyer dhe rinore për më gjatë.
Çfarë i bën të veçanta?
✓ Formulë unike me 11 lloje vitaminash (A, B, C, E, F, H dhe PP), Karnozinë dhe një përbërës natyral me efekt tendosës.
✓ Përjetoni përfitimet që secila vitaminë i sjell lëkurës suaj — një kombinim ultra i fuqishëm që siguron gjithçka që i duhet për ta mbajtur të shëndetshme, të butë, të ushqyer dhe rinore.
✓ Me veprim të fortë antioksidues: përdorimi i përditshëm ndihmon në parandalimin e plakjes, lufton shenjat tashmë të dukshme dhe aktivizon mekanizmat qelizorë të lëkurës për funksionim optimal.
✓ Teksturë e lehtë dhe e këndshme, që përthithet shpejt.
10 ampula | 2 ML secila | E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim i përditshëm | Përdorim i jashtëm



















