Krem dielli fluid VIT-C SPF 50
2900 L Original price was: 2900 L.1990 LCurrent price is: 1990 L.
Fluid ditor me mbrojtje nga dielli. SPF50 me Vitaminë C, Squalane dhe Vaj Argani. Ndihmon në rritjen e shkëlqimit natyral të lëkurës dhe jep efekt glow.
Mbrojtje e avancuar kundër rrezeve UVA dhe UVB për të parandaluar fotoplakjen dhe dëmtimet nga dielli. I formuluar me Vitaminë C, ofron një boost shtesë shkëlqimi për lëkurën dhe vepron si antioksidant i fuqishëm, duke ndihmuar në mbrojtjen ndaj dëmtimeve mjedisore dhe duke promovuar një pamje më të njëtrajtshme dhe rrezatuese. Tekstura e tij e lehtë gel-oil përthithet shpejt, është rezistente ndaj ujit dhe lë lëkurën komode pa ndjesi yndyre.
✓ Teksturë invisible gel-oil me finish të thatë, e lehtë dhe jo yndyrore
✓ SPF50 mbrojtje e lartë
✓ Rezistent ndaj ujit
30ML | Për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim i përditshëm | Teksturë e lehtë gel me finish glow | Rezistent ndaj ujit
Description
KREM DIELLi FLUID VIT-C SPF30 – PËRBËRËS SUPER AKTIVË
Vitamina C
Ascorbyl Tetraisopalmitate është një derivat i qëndrueshëm dhe i tretshëm në vaj i Vitaminës C. Ka një efekt trefishtë kundër plakjes falë fuqisë së saj antioksiduese, parandalon plakjen e shkaktuar nga dielli dhe përmirëson qëndrueshmërinë e lëkurës.
Squalane
Përfitimi i tij kryesor është efekti zbutës: mban lëkurën të butë, elastike dhe të lëmuar, parandalon tharjen dhe ndihmon në rritjen e efektivitetit të përbërësve të tjerë aktivë.
Vaj Argani
Ka veti antioksiduese, zbutëse, ushqyese dhe mbrojtëse për lëkurën, duke e mbrojtur atë nga efektet e dëmshme të diellit.
COMPOSITION:
Isododecane, C12-15 Alkyl Benzoate, Dimethicone/BIS-Isobutyl PPG-20 Crosspolymer, BIS-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Ethylhexyl Salicylate, Butyl Methoxydibenzoylmethane, Propylene Glycol Diheptanoate, Dimethicone, Ethylhexyl Triazone, Hydrogenated Castor Oil/Sebacic Acid Copolymer, Diethylhexyl Butamido Triazone, Argania Spinosa Kernel Oil, Capryloyl Glycerin/Sebacic Acid Copolymer, Triethyl Citrate, Squalane, Trimethylsiloxysilicate, Bisabolol, Tocopheryl Acetate, Pandanus Conoideus Fruit Oil, Silica, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Hydroxyacetophenone, Ascorbyl Tetraisopalmitate, Tocopherol, Parfum (Fragrance), Citral, Linalool, Limonene, Terpineol, Citrus Aurantium (Orange) Peel Oil, Pinene.
MENYRA E PERDORIMIT
HAPI 1
Aplikoni dy vija produkti mbi dy gishta për të mbuluar në mënyrë optimale fytyrën.
HAPI 2
Aplikojeni në mënyrë të bollshme dhe të njëtrajtshme në lëkurë të pastruar të fytyrës, qafës dhe dekoltesë, derisa të përthithet plotësisht.
HAPI 3
Rekomandojmë riaplikimin e produktit pas maksimumi 2 orësh për të ruajtur efektivitetin e tij.
Related Products
Ampula me përqendrim të lartë për një efekt të vërtetë “Glow” në fytyrë.
Çfarë i bën të veçanta?
✓ Formulë unike me Pigmente Ndriçuese, Ekstrakt Wu-Zhu-Yu, kompleks Niacinamide & Avena, Glikopolimere dhe Karnozinë.
✓ Ndriçojnë, hidratojnë dhe ofrojnë një efekt të menjëhershëm tendosjeje në lëkurë.
✓ Teksturë e pasur me prekje ndriçuese që përthithet shpejt.
10 ampula | 2 ML secila | E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim i përditshëm | Përdorim i jashtëm
Serum ekskluziv dhe efektiv për fytyrën me 24K ar dhe efekt të dyfishtë lifting për një shkëlqim të vërtetë Glow.
I formuluar me grimca ari 24K, ofron ndriçim maksimal për një lëkurë të lëmuar dhe plot shkëlqim. Efekti i tij i dyfishtë lifting rigjallëron lëkurën, redukton shenjat e lodhjes dhe vepron si antioksidant i fuqishëm.
30ML | I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim ditor | Teksturë transparente xhel-fluid që përthithet shpejt me grimca ari 24K
Krem dielli fluid për përdorim të përditshëm.
Siguron mbrojtje SPF50 dhe është i formuluar me Niacinamide, Vitaminë E dhe Peptid Karnozine. Parandalon dhe zbeh njollat e errëta.
Ofron mbrojtje të plotë ndaj rrezeve UVA dhe UVB për të parandaluar plakjen nga dielli dhe dëmtimet e shkaktuara prej tij. Falë Niacinamides, ndihmon në parandalimin dhe korrigjimin e njollave të errëta, ndërsa neutralizon radikalet e lira dhe mbron nga ndotja dhe drita blu. Tekstura e tij fluide dhe e lehtë është rezistente ndaj ujit, përthithet shpejt dhe e lë lëkurën të freskët dhe të rehatshme, pa ndjesi yndyre.
30 ML | E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim i përditshëm | Teksturë kremoze, e lehtë dhe fluide, që përthithet shpejt | Dermatologjikisht e testuar
Krem-serum 2-në-1 me 15% Niacinamide për njollat kafe, shenjat dhe ndriçim të menjëhershëm.
I formuluar me një përqendrim të lartë prej 15% Niacinamide, ky serum-krem me veprim të dyfishtë korrigjon të gjitha llojet e njollave dhe shenjave, përmirëson dukshëm strukturën e lëkurës dhe unifikon tonin e saj. Në të njëjtën kohë, hidraton thellësisht dhe ofron rehati të menjëhershme me një përfundim të butë e mëndafshtë.
30 ML | Për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim ditor | Teksturë krem-serum që përthithet shpejt | E testuar dermatologjikisht.
Studim klinik i kryer mbi 20 vullnetarë. Test kënaqësie pas 28 ditësh përdorimi të vazhdueshëm.
Serum i gjeneratës së re me kompleks 25% Vitaminë C për lëkurë më të ndritshme dhe më të fortë.
Formula e tij e provuar me efikasitet, me 5 lloje të Vitaminës C, ndihmon në korrigjimin e shenjave të plakjes, forcimin e lëkurës dhe rritjen e shkëlqimit, falë veprimit të fuqishëm antioksidues dhe kundër rrudhave. Format më delikate të Vitaminës C janë të kapsuluara në mikrosfera aktive për të garantuar stabilitet dhe efektshmëri maksimale. Tekstura inovative shkrihet lehtë në lëkurë, duke ofruar një përvojë ndijore unike dhe përthithje më të mirë të përbërësve aktivë.
Serum i Avancuar 30 ML | E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim i përditshëm | Teksturë ultra ndijore me mikrosfera | Dermatologjikisht i testuar
Studim klinik i kryer në 20 gra të moshës 40–64 vjeç në një laborator të pavarur.
Fluid mbrojtës dielli për përdorim të përditshëm. SPF50 me peptide BTx7. Ndihmon në zbutjen e rrudhave dhe përmirësimin e pamjes së lëkurës.
Mbrojtje me spektër të gjerë ndaj rrezeve UVA dhe UVB për të ndihmuar në parandalimin e fotoplakjes dhe dëmtimeve nga dielli. I formuluar me kompleksin e peptideve BTx7, ndihmon në zbutjen e vijave të mimikes dhe përmirësimin e elasticitetit të lëkurës, duke dhënë një efekt të dukshëm lëmues. Tekstura e tij e lehtë fluide mban lëkurën komode pa ndjesi yndyrore, duke lënë një finish të padukshëm ideal për përdorim të përditshëm.
✓ Kompleks me 7 peptide që ndihmon në reduktimin e rrudhave dhe përmirësimin e elasticitetin e lëkurës
30ML | Për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim i përditshëm | Teksturë e lehtë fluid me finish të padukshëm | Pa ndjesi yndyrore
Krem xhel fytyre ekskluziv dhe efektiv me ar 24K me veprim të trefishtë: efekt lifting, rritje shkëlqimi dhe zbutje rrudhash për një efekt të vërtetë “Glow”.
I formuluar me grimca ari 24K dhe Vitaminë C, ky xhel ofron shkëlqim suprem që nga aplikimi i parë. Zbeh rrudhat dhe e bën lëkurën më të lëmuar falë efektit të menjëhershëm lifting. Mbron lëkurën nga radikalet e lira dhe drita blu, ndërsa hidraton falë teksturës së tij të lehtë dhe që përthithet shpejt. Rezultati është një lëkurë e përsosur, e lëmuar dhe plot shkëlqim.
50 ML | E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës | Teksturë xheli e butë dhe ndriçuese me grimca ari 24K | Përthithje e shpejtë
Krem për zonën rreth syve me 5 lloje Acid Hialuronik dhe kompleks hidratues.
Ruhet lagështia natyrale e lëkurës dhe zbuten dukshëm vijat dhe rrudhat rreth syve.
I formuluar posaçërisht për kujdesin e lëkurës delikate rreth syve, ky krem kombinon 5 lloje Acid Hialuronik me peshë të ndryshme molekulare për hidratim të menjëhershëm dhe afatgjatë në të gjitha shtresat e lëkurës. Veprimi i tij mbushës ndihmon në zbutjen e dukshme të rrudhave dhe vijave të holla, duke rikthyer një pamje më të shplodhur, të freskët dhe me shkëlqim që nga aplikimi i parë.
KREM 15 ML | E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim i përditshëm | Teksturë kadifeje | Testuar oftalmologjikisht | Pa aromë
Ampula me përqendrim të lartë për lëkurë të pjekur, për të luftuar 3 shenjat kryesore të plakjes: njollat, mungesën e shkëlqimit dhe rrudhat e thella.
Çfarë i bën të veçanta?
✓ Formulë unike me Pluhur Algash të Bardha (Snow Algae), Lule Margarite, Probiotikë, Swertiamarin, Alga të Kuqe Deti dhe Karnozinë.
✓ Lufton në mënyrë efektive shenjat kryesore të plakjes tek lëkura mature: njollat, zbehjen e ngjyrës dhe rrudhat e thella.
✓ Teksturë e pasur që përthithet shpejt.
10 ampula | 2 ML secila | E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim i përditshëm | Përdorim i jashtëm
Krem fluid për përdorim të përditshëm. SPF50 me kompleks kolagjeni. Ndihmon në përmirësimin e elasticitetit dhe firmësisë së lëkurës.
Mbrojtje e plotë ndaj rrezeve UVA dhe UVB për të parandaluar fotoplakjen dhe dëmtimet nga dielli. I formuluar me një kompleks kolagjeni, ndihmon në përmirësimin e elasticitetit dhe firmësisë, duke i dhënë lëkurës një pamje më të butë dhe të rigjallëruar. Tekstura e tij e lehtë fluid përthithet shpejt, duke e lënë lëkurën komode, pa ndjesi yndyrore dhe me një finish të padukshëm ideal për përdorim të përditshëm.
✓ Mbrojtje SPF50 me veprim trefish: mbrojtje UVB, UVA dhe veprim antioksidant
✓ Teksturë fluid me nuancë rozë që njëtrajtëson tonin e lëkurës dhe jep efekt “healthy glow”
30ML | Për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim i përditshëm | Teksturë e lehtë fluid | Finish i padukshëm | Pa ndjesi yndyrore
Krem fytyre ndriçues kundër plakjes me SPF30 për lëkurë të pjekur, që ndihmon në zbehjen e rrudhave dhe shton shkëlqimin.
Formulë unike me Pluhur Algash të Bardha (Snow Algae), Lule Margarite dhe Gjalpë Karite (Shea Butter). Me vetëm një hap, ndihmon në zbutjen e dukshme të rrudhave dhe ndriçimin e lëkurës, ndërsa parandalon plakjen e parakohshme të shkaktuar nga rrezet UV. Falë mbrojtjes SPF30, është ideal për përdorim të përditshëm.
50 ML | Lëkurë e pjekur | Përdorim i përditshëm | Teksturë “couching effect” që jep ndjesi të butë dhe rehati në lëkurë
Serum fytyre me përqendrim të lartë për efekt lifting në vetëm 1 minutë dhe make-up perfekt për 8 orë.
I formuluar me Alga të Kuqe me fuqi të lartë forcimi, ky serum është krijuar për të siguruar një efekt tendosjeje të menjëhershëm, duke eliminuar shenjat e lodhjes, zbehur papërsosmëritë dhe dhënë shkëlqim të menjëhershëm fytyrës. Tekstura e tij xheli fluide që përthithet shpejt e bën ideal për momente kur kërkohet një efekt i shpejtë kundër lodhjes.
10 ML ose 30 ML | I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim i përditshëm | Teksturë xheli fluide që përthithet shpejt
Studim klinik i kryer në 22 vullnetarë në një qendër të pavarur. Test kënaqësie i realizuar 60 sekonda pas aplikimit të parë, pas 5 minutash dhe pas 8 orësh përdorimi të produktit.



















