Krem Niacinamide [Pro]
3100 L
Krem fytyre kundër njollave, ushqyes dhe hidratues.*
Ndihmon në reduktimin e dukshëm të njollave të errëta, duke ushqyer dhe hidratuar thellësisht lëkurën.
I formuluar me një përqendrim të lartë prej 15% Niacinamide, ky krem ofron përfitime maksimale për lëkurën, duke përmirësuar tonin, teksturën dhe barrierën mbrojtëse. Niacinamide redukton hiperpigmentimin dhe unifikon ngjyrën e lëkurës, duke ndihmuar në parandalimin dhe korrigjimin e njollave të shkaktuara nga dielli apo mosha. Jep shkëlqim dhe e bën lëkurën më të lëmuar, për një pamje të ndritshme dhe të njëtrajtshme ditë pas dite.
50 ML | E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim i përditshëm | Teksturë e lehtë dhe ajrore që përthithet shpejt
Përmirëson dukjen e njollave.
Description
KREM NIACINAMIDE [PRO] PËRBËRËS SUPER AKTIVË
Niacinamide
Niacinamide me përqendrim 15% për përfitime maksimale për lëkurën, duke përfshirë përmirësimin e tonit dhe teksturës së saj.
Shea Butter
I njohur për veprimin e tij emolient, ushqyes dhe mbrojtës, lufton thatësinë dhe qetëson lëkurën. Zbut sipërfaqen e lëkurës dhe përmirëson dukshmërinë e rrudhave.
COMPOSITION:
Aqua (Water), Niacinamide, Propanediol, Dimethicone, Alcohol Denat., Glyceryl Oleate Citrate, Caprylic/Capric Triglyceride, 1,2-Hexanediol, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Carnosine, Hydroxymethoxyphenyl Decanone, Bisabolol, Panthenol, Sodium Gluconate, Cetearyl Dimethicone Crosspolymer, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Silica, Carbomer, Mica, Hydroxyacetophenone, Sodium Acrylates Crosspolymer-2, Parfum (Fragrance), CI 77891 (Titanium Dioxide), Dimethyl Phenethyl Acetate, Tetramethyl Acetyloctahydronaphthalenes.
NOTE: Due to continuous improvement of our products, the list of ingredients may have changed. Please check the INCI on the packaging for the most up-to-date ingredient list.
MENYRA E PERDORIMIT
HAPI 1
Pas pastrimit të fytyrës, aplikoni ampulën ose serumin tuaj të zakonshëm për të rritur efektet e kremit tuaj.
HAPI 2
Më pas aplikoni kremin tuaj në mëngjes dhe në mbrëmje, duke masazhuar lehtë në të gjithë fytyrën.
Related Products
Krem fytyre densifikues.
Forcon dhe përmirëson humbjen e qëndrueshmërisë dhe lëshimin e kontureve të fytyrës.
Formulë unike me Kolagjen të Pastër, Peptide Pro-Kolagjeni, Squalane, Perla “Soft-Focus” dhe Mburojë Anti-Ndotje (Anti-Pollution Shield). Ofron veprim të fuqishëm forcues falë dozës shtesë të Kolagjenit të Pastër dhe stimulimit të prodhimit natyral të kolagjenit dhe elastinës në lëkurë. Me përdorim të përditshëm, ndihmon në rikthimin e qëndrueshmërisë së humbur me kalimin e kohës, duke dhënë një lëkurë më të fortë, më të lëmuar, më elastike dhe me pamje dukshëm më rinore.
50 ML | E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim i përditshëm | Teksturë e butë, e pasur dhe me ndjesi mëndafshi
Xhel-krem intensiv hidratues që siguron hidratim afatgjatë deri në 120 orë, me një teksturë ultra të lehtë dhe freskuese pa ndjesi yndyrore.
Formula e tij kombinon NAD+ Booster, që ndihmon në mbështetjen e energjisë qelizore dhe rigjallërimin e lëkurës, me Aqua Recharge dhe Blue Hyaluronic Acid për të siguruar hidratim të menjëhershëm dhe për të ndihmuar në ruajtjen e lagështisë për më gjatë, ndërsa forcon barrierën e lëkurës.
Teksturë ultra e lehtë me përthithje të shpejtë. Oil Free.
✓ Për lëkurë mikse & të yndyrshme
✓ Hidratim deri në 120 orë
✓ NAD+ Booster
✓ Aqua Recharge
✓ Oil Free
✓ 50ML
Serum me përqendrim të lartë për unifikimin e tonit të lëkurës, ndriçim dhe hidratim të thellë.
I pasuruar me Niacinamide [Pro] dhe 3 lloje Acid Hialuronik, ky serum përmirëson cilësinë e lëkurës, unifikon tonin, redukton njollat e errëta dhe ofron hidratim të thellë. Vepron si në njollat e lokalizuara ashtu edhe në ato të shpërndara, duke ndihmuar në zbehjen e tyre dhe minimizimin e pamjes së poreve.
30 ML | E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim i përditshëm | Teksturë e lehtë dhe freskuese | Dermatologjikisht e testuar
Krem-serum 2-në-1 me 20% solucion Vitaminë C.
Ndriçon dhe hidraton lëkurën me efekt antioksidues.
I formuluar me 20% solucion të Vitaminës C, ky serum-krem me veprim të dyfishtë ndriçon dhe rigjallëron lëkurën falë veprimit të tij antioksidues dhe kundër plakjes. Tekstura pa vaj hidraton dhe zbut lëkurën.
30 ML | I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim ditor | Teksturë krem-serum që përthithet shpejt | Pa vaj
Ampulë e avancuar me kompleks 30% që kombinon 3 forma të Niacinamide-s dhe Vitaminë C për rezultate me fuqi maksimale. Përmirëson pamjen e njollave të errëta dhe rrit shkëlqimin e lëkurës.
Formula e saj e fuqishme redukton ndjeshëm njollat dhe unifikon tonin e lëkurës, duke e bërë atë të duket më e njëtrajtshme dhe më e ndritshme.
Çfarë e bën të veçantë?
✓ Trajtim intensiv “shock” me kompleks 30% Niacinamide dhe Vitaminë C për përqendrim maksimal të përbërësve aktivë në një trajtim të vetëm.
✓ Vepron në shtresat më të thella të lëkurës, duke reduktuar njollat e errëta dhe duke unifikuar tonin e saj.
✓ Sistemi i hapjes së lehtë siguron përdorim të shpejtë dhe të sigurt me një lëvizje të vetme.
1×2 ML | E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim i përditshëm | Teksturë e butë në formë xheli që përthithet shpejt | Dermatologjikisht e testuar
Krem fytyre hidratues dhe mbushës me Acid Hialuronik.
Zbut rrudhat dhe hidraton në thellësi lëkurën.
Formulë unike me 5 lloje Acid Hialuronik me peshë të ndryshme molekulare (të lartë, mesatare dhe të ulët), Ceramide, Squalane, Perla “Soft-Focus” dhe Mburojë Anti-Ndotje (Anti-Pollution Shield). Kombinimi perfekt i 5 llojeve të Acidit Hialuronik ofron efekt maksimal, duke mbushur rrudhat dhe siguruar hidratim intensiv në çdo shtresë të epidermës, nga brenda jashtë. Lëkura bëhet më e butë, më e hidratuar, më e plotë dhe dukshëm më e re.
50 ML | E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim i përditshëm | Teksturë e lehtë, pa ndjesi yndyre
Krem ndriçues me Vitaminë C për lëkurë më të shkëlqyeshme, të hidratuar dhe me pamje rinore.
I formuluar me Vitaminë C të stabilizuar, Proteoglikane dhe Glikopolimere, me teksturë pa vaj (Oil-Free). Veprimi i tij i fuqishëm antioksidues, kundër plakjes dhe energjizues e bën lëkurën të duket më e ndritshme, më e gjallë dhe më e lëmuar që nga aplikimi i parë. Stimulon prodhimin e Kolagjenit, duke përmirësuar qëndrueshmërinë, elasticitetin dhe duke promovuar një pamje më të re dhe më të freskët.
50 ML | E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim i përditshëm | Teksturë e lehtë që përthithet shpejt | Pa vaj (Oil-Free)
Krem-serum 2-në-1 me 10% Acid Glikolik**
Alfa Hidroksi Acid (AHA) me efekt piling që përshpejton rinovimin qelizor.
Formuluar me një përqendrim të lartë të Acidit Glikolik, ky krem-serum me veprim të dyfishtë eksfolion dhe rinovon lëkurën, duke përmirësuar teksturën, shkëlqimin dhe pamjen e saj të përgjithshme. Në të njëjtën kohë, stimulon prodhimin e kolagjenit dhe elastinës, duke reduktuar rrudhat dhe duke përmirësuar tonin e lëkurës.
**30 ML | E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim në mbrëmje | Teksturë krem-serumi që përthithet shpejt | Dermatologjikisht e testuar**
Krem hidratues për përdorim të përditshëm që ndihmon në riaktivizimin e energjisë qelizore, ndërsa forcon barrierën e lëkurës dhe ruan hidratimin deri në 120 orë.
NAD+ Booster ndihmon në mbështetjen e energjisë natyrale të lëkurës dhe përmirësimin e vitalitetit të saj. Gjalpi Murumuru ushqen intensivisht dhe ndihmon në reduktimin e humbjes së hidratimit, ndërsa Blue Hyaluronic siguron hidratim të menjëhershëm dhe afatgjatë për një lëkurë më të butë, komforte dhe të rigjallëruar.
Teksturë e pasur me përthithje të shpejtë. Nuk lë mbetje yndyrore.
✓ Për të gjitha llojet e lëkurës
✓ Hidratim deri në 120 orë
✓ NAD+ Booster
✓ Murumuru Butter
✓ 50ML
Krem fytyre ndriçues kundër plakjes me SPF30 për lëkurë të pjekur, që ndihmon në zbehjen e rrudhave dhe shton shkëlqimin.
Formulë unike me Pluhur Algash të Bardha (Snow Algae), Lule Margarite dhe Gjalpë Karite (Shea Butter). Me vetëm një hap, ndihmon në zbutjen e dukshme të rrudhave dhe ndriçimin e lëkurës, ndërsa parandalon plakjen e parakohshme të shkaktuar nga rrezet UV. Falë mbrojtjes SPF30, është ideal për përdorim të përditshëm.
50 ML | Lëkurë e pjekur | Përdorim i përditshëm | Teksturë “couching effect” që jep ndjesi të butë dhe rehati në lëkurë
Krem-serum 2-në-1 me 15% Niacinamide për njollat kafe, shenjat dhe ndriçim të menjëhershëm.
I formuluar me një përqendrim të lartë prej 15% Niacinamide, ky serum-krem me veprim të dyfishtë korrigjon të gjitha llojet e njollave dhe shenjave, përmirëson dukshëm strukturën e lëkurës dhe unifikon tonin e saj. Në të njëjtën kohë, hidraton thellësisht dhe ofron rehati të menjëhershme me një përfundim të butë e mëndafshtë.
30 ML | Për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim ditor | Teksturë krem-serum që përthithet shpejt | E testuar dermatologjikisht.
Studim klinik i kryer mbi 20 vullnetarë. Test kënaqësie pas 28 ditësh përdorimi të vazhdueshëm.
Xhel fytyre me efekt të menjëhershëm lifting, që përmirëson dukshëm elasticitetin dhe qëndrueshmërinë pas aplikimit.
I formuluar me Alga të Kuqe me fuqi të lartë forcimi dhe një “Energy Booster”, ky xhel energjizon lëkurën dhe redukton shenjat e lodhjes falë veprimit të tij të menjëhershëm “flash-effect”, duke siguruar një pamje të freskët dhe plot shkëlqim gjatë gjithë ditës. Ideal per t’u perdorur si baze makeup duke i rritur atij qendrueshmerine deri ne 8 ore. Ofron gjithashtu një shtesë hidratimi dhe ndriçimi, për një lëkurë më të butë dhe më rrezatuese.
50 ML | E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim i përditshëm | Teksturë xheli e butë



















