Krem Flash Effect
2950 L
Xhel fytyre me efekt të menjëhershëm lifting, që përmirëson dukshëm elasticitetin dhe qëndrueshmërinë pas aplikimit.
I formuluar me Alga të Kuqe me fuqi të lartë forcimi dhe një “Energy Booster”, ky xhel energjizon lëkurën dhe redukton shenjat e lodhjes falë veprimit të tij të menjëhershëm “flash-effect”, duke siguruar një pamje të freskët dhe plot shkëlqim gjatë gjithë ditës. Ideal per t’u perdorur si baze makeup duke i rritur atij qendrueshmerine deri ne 8 ore. Ofron gjithashtu një shtesë hidratimi dhe ndriçimi, për një lëkurë më të butë dhe më rrezatuese.
50 ML | E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim i përditshëm | Teksturë xheli e butë
Description
KREM FLASH EFFECT PËRBËRËSIT SUPER AKTIVË
RED ALGAE
Krijon një hije të padukshme mbi lëkurë, duke dhënë një efekt të menjëhershëm të tendosjes për të siguruar efekt lifting dhe për të lëmuar të gjitha llojet e rrudhave dhe vijave të shprehjes.
ENERGY BOOSTER
Energizon qelizat e lëkurës, mbron lëkurën nga oksidimi dhe ndotja, dhe vonon shfaqjen e shenjave të para të plakjes.
COMPOSITION:
Aqua (Water), Propanediol, 1,2-Hexanediol, Jania Rubens Extract, Porphyridium Cruentum Extract, Glycerin, Pullulan, Sodium Carrageenan, Hydroxypropyl Methylcellulose, Sodium Hydroxide, Carbomer, Hydroxyacetophenone, Parfum (Fragrance), Phenethyl Alcohol
NOTE: Due to continuous improvement of our products, the ingredient list may have changed. Please check the INCI on the packaging for the most current ingredient list.
MENYRA E PERDORIMIT
HAPI 1
Pas pastrimit të fytyrës, aplikoni ampulën ose serumin tuaj të zakonshëm për të rritur efektet e kremit tuaj.
HAPI 2
Më pas aplikoni kremin tuaj në mëngjes dhe në mbrëmje, duke masazhuar lehtë në të gjithë fytyrën.
FAQ
Pyetjet më të shpeshta
Mund ta kombinoni pa problem me pjesën tjetër të produkteve laCabine, duke e aplikuar mëngjes dhe mbrëmje gjithmonë pas pastrimit dhe përdorimit të produkteve të tjera që përdorni, si serum ose ampula.
Po, mund të përdoret si ditën ashtu edhe natën. Ne rekomandojmë ta plotësoni me serum ose ampula Flash Effect për të shumëfishuar rezultatet, përveçse për të arritur efekt lifting brenda 1 minuti dhe fikse makeup-in për 8 orë.
Rekomandojmë përdorimin e tij për të paktën 30 ditë, me aplikim mëngjes dhe mbrëmje për rezultate optimale.
Po, mund të kombinohet me produkte të tjera për të shumëfishuar të gjitha përfitimet e tij mbi lëkurën tuaj.
Po, është i përshtatshëm për përdorim topical gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji. Mbani mend se keni listën e plotë të INCI-së në seksionin “Përbërësit” nëse dëshironi ta rishikoni me gjinekologun tuaj.
Related Products
Xhel fytyre kundër imperfeksioneve.
Ndihmon në matifikimin e lëkurës, parandalon shkëlqimin e tepërt dhe redukton pamjen e poreve.
Formulë unike, jo komedogjene dhe pa vaj, me Hialuronat Zinku, Niacinamide dhe Acid Salicilik. Ky xhel ndihmon në rigjallërimin, balancimin dhe rregullimin e tepricës së sebumit në lëkurën miks, yndyrore dhe me tendencë akneike. Minimizon pamjen e poreve, njollave dhe shenjave të akneve, duke i dhënë lëkurës një teksturë më të lëmuar dhe më të njëtrajtshme. Tekstura e tij e freskët dhe ultra e lehtë hidraton dhe ndihmon në parandalimin e shenjave të plakjes falë përmbajtjes me Acid Hialuronik.
50 ML | Lëkurë miks dhe yndyrore | Përdorim i përditshëm | Teksturë xheli ultra e lehtë që përthithet shpejt | Pa vaj (Oil-Free)
Serum ekskluziv dhe efektiv për fytyrën me 24K ar dhe efekt të dyfishtë lifting për një shkëlqim të vërtetë Glow.
I formuluar me grimca ari 24K, ofron ndriçim maksimal për një lëkurë të lëmuar dhe plot shkëlqim. Efekti i tij i dyfishtë lifting rigjallëron lëkurën, redukton shenjat e lodhjes dhe vepron si antioksidant i fuqishëm.
30ML | I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim ditor | Teksturë transparente xhel-fluid që përthithet shpejt me grimca ari 24K
Krem fytyre densifikues.
Forcon dhe përmirëson humbjen e qëndrueshmërisë dhe lëshimin e kontureve të fytyrës.
Formulë unike me Kolagjen të Pastër, Peptide Pro-Kolagjeni, Squalane, Perla “Soft-Focus” dhe Mburojë Anti-Ndotje (Anti-Pollution Shield). Ofron veprim të fuqishëm forcues falë dozës shtesë të Kolagjenit të Pastër dhe stimulimit të prodhimit natyral të kolagjenit dhe elastinës në lëkurë. Me përdorim të përditshëm, ndihmon në rikthimin e qëndrueshmërisë së humbur me kalimin e kohës, duke dhënë një lëkurë më të fortë, më të lëmuar, më elastike dhe me pamje dukshëm më rinore.
50 ML | E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim i përditshëm | Teksturë e butë, e pasur dhe me ndjesi mëndafshi
Ampula me përqendrim të lartë për një efekt lifting në vetëm 1 minutë dhe make-up perfekt për 8 orë.
Çfarë i bën të veçanta?
✓ Formulë unike me Alga të Kuqe, të njohura për fuqinë e tyre të lartë tendosëse.
✓ Të krijuara për të siguruar një efekt terheqes të menjëhershëm, për të eliminuar çdo shenjë lodhjeje, për të fshehur papërsosmëritë dhe për të ndriçuar menjëherë fytyrën. Ideale për përdorim në raste të veçanta ose çdo ditë, kur nevojitet një veprim i shpejtë kundër lodhjes.
✓ Teksturë xheli fluide, që përthithet shpejt dhe pa aromë.
10 ampula | 2 ML secila | E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim i përditshëm | Përdorim i jashtëm
Krem hidratues për përdorim të përditshëm që ndihmon në riaktivizimin e energjisë qelizore, ndërsa forcon barrierën e lëkurës dhe ruan hidratimin deri në 120 orë.
NAD+ Booster ndihmon në mbështetjen e energjisë natyrale të lëkurës dhe përmirësimin e vitalitetit të saj. Gjalpi Murumuru ushqen intensivisht dhe ndihmon në reduktimin e humbjes së hidratimit, ndërsa Blue Hyaluronic siguron hidratim të menjëhershëm dhe afatgjatë për një lëkurë më të butë, komforte dhe të rigjallëruar.
Teksturë e pasur me përthithje të shpejtë. Nuk lë mbetje yndyrore.
✓ Për të gjitha llojet e lëkurës
✓ Hidratim deri në 120 orë
✓ NAD+ Booster
✓ Murumuru Butter
✓ 50ML
Ampula me përqendrim të lartë dhe shumë përfitime për lëkurë të shëndetshme, të lëmuar, të ushqyer dhe rinore për më gjatë.
Çfarë i bën të veçanta?
✓ Formulë unike me 11 lloje vitaminash (A, B, C, E, F, H dhe PP), Karnozinë dhe një përbërës natyral me efekt tendosës.
✓ Përjetoni përfitimet që secila vitaminë i sjell lëkurës suaj — një kombinim ultra i fuqishëm që siguron gjithçka që i duhet për ta mbajtur të shëndetshme, të butë, të ushqyer dhe rinore.
✓ Me veprim të fortë antioksidues: përdorimi i përditshëm ndihmon në parandalimin e plakjes, lufton shenjat tashmë të dukshme dhe aktivizon mekanizmat qelizorë të lëkurës për funksionim optimal.
✓ Teksturë e lehtë dhe e këndshme, që përthithet shpejt.
10 ampula | 2 ML secila | E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim i përditshëm | Përdorim i jashtëm
Krem fytyre ndriçues kundër plakjes me SPF30 për lëkurë të pjekur, që ndihmon në zbehjen e rrudhave dhe shton shkëlqimin.
Formulë unike me Pluhur Algash të Bardha (Snow Algae), Lule Margarite dhe Gjalpë Karite (Shea Butter). Me vetëm një hap, ndihmon në zbutjen e dukshme të rrudhave dhe ndriçimin e lëkurës, ndërsa parandalon plakjen e parakohshme të shkaktuar nga rrezet UV. Falë mbrojtjes SPF30, është ideal për përdorim të përditshëm.
50 ML | Lëkurë e pjekur | Përdorim i përditshëm | Teksturë “couching effect” që jep ndjesi të butë dhe rehati në lëkurë
Fluid ditor me mbrojtje nga dielli. SPF50 me Vitaminë C, Squalane dhe Vaj Argani. Ndihmon në rritjen e shkëlqimit natyral të lëkurës dhe jep efekt glow.
Mbrojtje e avancuar kundër rrezeve UVA dhe UVB për të parandaluar fotoplakjen dhe dëmtimet nga dielli. I formuluar me Vitaminë C, ofron një boost shtesë shkëlqimi për lëkurën dhe vepron si antioksidant i fuqishëm, duke ndihmuar në mbrojtjen ndaj dëmtimeve mjedisore dhe duke promovuar një pamje më të njëtrajtshme dhe rrezatuese. Tekstura e tij e lehtë gel-oil përthithet shpejt, është rezistente ndaj ujit dhe lë lëkurën komode pa ndjesi yndyre.
✓ Teksturë invisible gel-oil me finish të thatë, e lehtë dhe jo yndyrore
✓ SPF50 mbrojtje e lartë
✓ Rezistent ndaj ujit
30ML | Për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim i përditshëm | Teksturë e lehtë gel me finish glow | Rezistent ndaj ujit
Serum me përqendrim të lartë me veprim antioksidues.
Ndriçon dhe hidraton lëkurën.
I formuluar me Vitaminë C, Proteoglikane dhe Glikopolimere, ky serum ofron një veprim të fuqishëm antioksidues që ndihmon në përmirësimin e tonit të lëkurës, zbehjen e njollave të errëta dhe forcimin e lëkurës. Lë lëkurën më të butë, më të hidratuar dhe me një shkëlqim natyral.
30 ML | E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim i përditshëm | Teksturë fluide që përthithet shpejt
Krem fytyre ndriçues kundër plakjes për lëkurë mature, që ndihmon në reduktimin e rrudhave dhe rrit shkëlqimin.
Formulë unike me Pluhur Algash të Bardha (Snow Algae), Lule Margarite, Gjalpë Karite (Shea Butter), Perla “Soft-Focus” dhe Mburojë Anti-Ndotje (Anti-Pollution Shield). Ky krem vepron në mënyrë efektive kundër shenjave kryesore të plakjes tek lëkura mature: njollat e errëta, mungesën e shkëlqimit dhe rrudhat e thella. Kombinimi i përbërësve aktivë kundër plakjes ndihmon në rigjenerimin e lëkurës, përmirësimin e tonit, stimulimin e prodhimit të kolagjenit dhe forcimin e barrierës natyrale të lëkurës.
50 ML | Lëkurë mature | Përdorim i përditshëm | Teksturë e pasur dhe ushqyese
Krem-serum 2-në-1 me 15% Niacinamide për njollat kafe, shenjat dhe ndriçim të menjëhershëm.
I formuluar me një përqendrim të lartë prej 15% Niacinamide, ky serum-krem me veprim të dyfishtë korrigjon të gjitha llojet e njollave dhe shenjave, përmirëson dukshëm strukturën e lëkurës dhe unifikon tonin e saj. Në të njëjtën kohë, hidraton thellësisht dhe ofron rehati të menjëhershme me një përfundim të butë e mëndafshtë.
30 ML | Për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim ditor | Teksturë krem-serum që përthithet shpejt | E testuar dermatologjikisht.
Studim klinik i kryer mbi 20 vullnetarë. Test kënaqësie pas 28 ditësh përdorimi të vazhdueshëm.
Krem-serum 2-në-1 me 20% solucion Vitaminë C.
Ndriçon dhe hidraton lëkurën me efekt antioksidues.
I formuluar me 20% solucion të Vitaminës C, ky serum-krem me veprim të dyfishtë ndriçon dhe rigjallëron lëkurën falë veprimit të tij antioksidues dhe kundër plakjes. Tekstura pa vaj hidraton dhe zbut lëkurën.
30 ML | I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim ditor | Teksturë krem-serum që përthithet shpejt | Pa vaj















