• Krem 24K Gold Flash Glow 2950 L 2360 L

    Krem xhel fytyre ekskluziv dhe efektiv me ar 24K me veprim të trefishtë: efekt lifting, rritje shkëlqimi dhe zbutje rrudhash për një efekt të vërtetë “Glow”.
    I formuluar me grimca ari 24K dhe Vitaminë C, ky xhel ofron shkëlqim suprem që nga aplikimi i parë. Zbeh rrudhat dhe e bën lëkurën më të lëmuar falë efektit të menjëhershëm lifting. Mbron lëkurën nga radikalet e lira dhe drita blu, ndërsa hidraton falë teksturës së tij të lehtë dhe që përthithet shpejt. Rezultati është një lëkurë e përsosur, e lëmuar dhe plot shkëlqim.

    50 ML | E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës | Teksturë xheli e butë dhe ndriçuese me grimca ari 24K | Përthithje e shpejtë

  • Krem 5x Pure Hyaluronic 2800 L 2240 L

    Krem fytyre hidratues dhe mbushës me Acid Hialuronik.
    Zbut rrudhat dhe hidraton në thellësi lëkurën.

    Formulë unike me 5 lloje Acid Hialuronik me peshë të ndryshme molekulare (të lartë, mesatare dhe të ulët), Ceramide, Squalane, Perla “Soft-Focus” dhe Mburojë Anti-Ndotje (Anti-Pollution Shield). Kombinimi perfekt i 5 llojeve të Acidit Hialuronik ofron efekt maksimal, duke mbushur rrudhat dhe siguruar hidratim intensiv në çdo shtresë të epidermës, nga brenda jashtë. Lëkura bëhet më e butë, më e hidratuar, më e plotë dhe dukshëm më e re.

    50 ML | E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim i përditshëm | Teksturë e lehtë, pa ndjesi yndyre

  • Krem Anti-aging Reviving Elixir 2800 L 2240 L

    Krem fytyre ndriçues kundër plakjes për lëkurë mature, që ndihmon në reduktimin e rrudhave dhe rrit shkëlqimin.
    Formulë unike me Pluhur Algash të Bardha (Snow Algae), Lule Margarite, Gjalpë Karite (Shea Butter), Perla “Soft-Focus” dhe Mburojë Anti-Ndotje (Anti-Pollution Shield). Ky krem vepron në mënyrë efektive kundër shenjave kryesore të plakjes tek lëkura mature: njollat e errëta, mungesën e shkëlqimit dhe rrudhat e thella. Kombinimi i përbërësve aktivë kundër plakjes ndihmon në rigjenerimin e lëkurës, përmirësimin e tonit, stimulimin e prodhimit të kolagjenit dhe forcimin e barrierës natyrale të lëkurës.

    50 ML | Lëkurë mature | Përdorim i përditshëm | Teksturë e pasur dhe ushqyese

  • Krem Anti-Aging Reviving Elixir SPF30 2950 L 2360 L

    Krem fytyre ndriçues kundër plakjes me SPF30 për lëkurë të pjekur, që ndihmon në zbehjen e rrudhave dhe shton shkëlqimin.
    Formulë unike me Pluhur Algash të Bardha (Snow Algae), Lule Margarite dhe Gjalpë Karite (Shea Butter). Me vetëm një hap, ndihmon në zbutjen e dukshme të rrudhave dhe ndriçimin e lëkurës, ndërsa parandalon plakjen e parakohshme të shkaktuar nga rrezet UV. Falë mbrojtjes SPF30, është ideal për përdorim të përditshëm.

    50 ML | Lëkurë e pjekur | Përdorim i përditshëm | Teksturë “couching effect” që jep ndjesi të butë dhe rehati në lëkurë

  • Krem Collagen Boost 2900 L 2320 L

    Krem fytyre densifikues.
    Forcon dhe përmirëson humbjen e qëndrueshmërisë dhe lëshimin e kontureve të fytyrës.

    Formulë unike me Kolagjen të Pastër, Peptide Pro-Kolagjeni, Squalane, Perla “Soft-Focus” dhe Mburojë Anti-Ndotje (Anti-Pollution Shield). Ofron veprim të fuqishëm forcues falë dozës shtesë të Kolagjenit të Pastër dhe stimulimit të prodhimit natyral të kolagjenit dhe elastinës në lëkurë. Me përdorim të përditshëm, ndihmon në rikthimin e qëndrueshmërisë së humbur me kalimin e kohës, duke dhënë një lëkurë më të fortë, më të lëmuar, më elastike dhe me pamje dukshëm më rinore.

    50 ML | E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim i përditshëm | Teksturë e butë, e pasur dhe me ndjesi mëndafshi

  • Krem Flash Effect 2800 L 2240 L

    Xhel fytyre me efekt të menjëhershëm lifting, që përmirëson dukshëm elasticitetin dhe qëndrueshmërinë pas aplikimit.
    I formuluar me Alga të Kuqe me fuqi të lartë forcimi dhe një “Energy Booster”, ky xhel energjizon lëkurën dhe redukton shenjat e lodhjes falë veprimit të tij të menjëhershëm “flash-effect”, duke siguruar një pamje të freskët dhe plot shkëlqim gjatë gjithë ditës.  Ideal per t’u perdorur si baze makeup duke i rritur atij qendrueshmerine deri ne 8 ore. Ofron gjithashtu një shtesë hidratimi dhe ndriçimi, për një lëkurë më të butë dhe më rrezatuese.

    50 ML | E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim i përditshëm | Teksturë xheli e butë

  • Krem Niacinamide [Pro] 2950 L 2360 L

    Krem fytyre kundër njollave, ushqyes dhe hidratues.*
    Ndihmon në reduktimin e dukshëm të njollave të errëta, duke ushqyer dhe hidratuar thellësisht lëkurën.

    I formuluar me një përqendrim të lartë prej 15% Niacinamide, ky krem ofron përfitime maksimale për lëkurën, duke përmirësuar tonin, teksturën dhe barrierën mbrojtëse. Niacinamide redukton hiperpigmentimin dhe unifikon ngjyrën e lëkurës, duke ndihmuar në parandalimin dhe korrigjimin e njollave të shkaktuara nga dielli apo mosha. Jep shkëlqim dhe e bën lëkurën më të lëmuar, për një pamje të ndritshme dhe të njëtrajtshme ditë pas dite.

    50 ML | E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim i përditshëm | Teksturë e lehtë dhe ajrore që përthithet shpejt
    Përmirëson dukjen e njollave.

  • Krem Oil Control 2800 L 2240 L

    Xhel fytyre kundër imperfeksioneve.
    Ndihmon në matifikimin e lëkurës, parandalon shkëlqimin e tepërt dhe redukton pamjen e poreve.

    Formulë unike, jo komedogjene dhe pa vaj, me Hialuronat Zinku, Niacinamide dhe Acid Salicilik. Ky xhel ndihmon në rigjallërimin, balancimin dhe rregullimin e tepricës së sebumit në lëkurën miks, yndyrore dhe me tendencë akneike. Minimizon pamjen e poreve, njollave dhe shenjave të akneve, duke i dhënë lëkurës një teksturë më të lëmuar dhe më të njëtrajtshme. Tekstura e tij e freskët dhe ultra e lehtë hidraton dhe ndihmon në parandalimin e shenjave të plakjes falë përmbajtjes me Acid Hialuronik.

    50 ML | Lëkurë miks dhe yndyrore | Përdorim i përditshëm | Teksturë xheli ultra e lehtë që përthithet shpejt | Pa vaj (Oil-Free)

  • Krem Vit-C 2800 L 2240 L

    Krem ndriçues me Vitaminë C për lëkurë më të shkëlqyeshme, të hidratuar dhe me pamje rinore.
    I formuluar me Vitaminë C të stabilizuar, Proteoglikane dhe Glikopolimere, me teksturë pa vaj (Oil-Free). Veprimi i tij i fuqishëm antioksidues, kundër plakjes dhe energjizues e bën lëkurën të duket më e ndritshme, më e gjallë dhe më e lëmuar që nga aplikimi i parë. Stimulon prodhimin e Kolagjenit, duke përmirësuar qëndrueshmërinë, elasticitetin dhe duke promovuar një pamje më të re dhe më të freskët.

    50 ML | E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim i përditshëm | Teksturë e lehtë që përthithet shpejt | Pa vaj (Oil-Free)

My Cart
Wishlist
Recently Viewed
Categories
Compare Products (0 Products)