Krem Anti-aging Reviving Elixir
2950 L
Krem fytyre ndriçues kundër plakjes për lëkurë mature, që ndihmon në reduktimin e rrudhave dhe rrit shkëlqimin.
Formulë unike me Pluhur Algash të Bardha (Snow Algae), Lule Margarite, Gjalpë Karite (Shea Butter), Perla “Soft-Focus” dhe Mburojë Anti-Ndotje (Anti-Pollution Shield). Ky krem vepron në mënyrë efektive kundër shenjave kryesore të plakjes tek lëkura mature: njollat e errëta, mungesën e shkëlqimit dhe rrudhat e thella. Kombinimi i përbërësve aktivë kundër plakjes ndihmon në rigjenerimin e lëkurës, përmirësimin e tonit, stimulimin e prodhimit të kolagjenit dhe forcimin e barrierës natyrale të lëkurës.
50 ML | Lëkurë mature | Përdorim i përditshëm | Teksturë e pasur dhe ushqyese
Description
KREM ANTI-AGING REVIVING ELIXIR PËRBËRËSIT SUPER AKTIVË





COMPOSITION:
Aqua (Water), Cetyl Alcohol, Lactococcus Ferment Lysate, Maltodextrin, Caprylic/Capric Triglyceride, Polyglyceryl-6 Distearate, Propylene Glycol, PEG-12 Dimethicone, C10-18 Triglycerides, Bellis Perennis (Daisy) Flower Extract, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/Vp Copolymer, Isohexadecane, Glycerin, Glyceryl Stearate SE, Sodium Hyaluronate, Fructose, Trehalose, Glucose, Cetylhydroxyproline Palmitamide, Crambe Abyssinica Seed Oil, Phytosterols, Carnosine, Alteromonas Ferment Extract, Coenochloris Signiensis Extract (Xanthophyll), Melissa Officinalis Leaf Extract, Allantoin, Sodium PCA, Caprylyl Glycol, Jojoba Esters, Lactic Acid, Urea, Hexyldecanol, Brassica Campestris (Rapeseed) Sterols, Sodium Lactate, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Pentylene Glycol, PEG-8, Maltose, Lecithin, Butylene Glycol, Xanthan Gum, Tocopherol, Ascorbic Acid, Sodium Chloride, Isododecane, Disodium EDTA, Sodium Hydroxide, T-Butyl Alcohol, C13-15 Alkane, Polyglyceryl-3 Beeswax, Glyceryl Oleate Citrate, Alcohol Denat., Stearic Acid, Parfum (Fragrance), Citric Acid, Disodium Phosphate, Triethylene Glycol, Ascorbyl Palmitate, Sodium Benzoate, Phenoxyethanol, Bisabolol, Phenethyl Alcohol
NOTE: Due to continuous improvement of our products, the ingredient list may have changed. Please check the INCI on the packaging for the most current ingredient list.
REZULTATE ME EFEKTIVITET TË PROVUAR
Ndjejnë lëkurën e tyre më të plotë.*
Ndjejnë lëkurën e tyre më të re dhe më të gjallë.*
Ndjejnë se rrudhat e tyre janë lëmuar.*
Bazuar në test klinik nën kontroll dermatologjik mbi 20 gra që përdorën dy herë në ditë kombinimin e Ampulave Anti-Plakje Reviving Elixir + Kremit Anti-Plakje Reviving Elixir për 28 ditë. Test i kënaqësisë.
MENYRA E PERDORIMIT
HAPI 1
Pas pastrimit të fytyrës, aplikoni ampulën ose serumin tuaj të zakonshëm për të rritur efektet e kremit tuaj.
HAPI 2
Më pas aplikoni kremin tuaj në mëngjes dhe në mbrëmje, duke masazhuar lehtë në të gjithë fytyrën.
FAQ
Pyetjet më të shpeshta
Mund ta kombinosh pa asnjë problem me produktet e tjera të laCabine. Aplikoje në mëngjes dhe në mbrëmje, gjithmonë pas pastrimit të fytyrës dhe pas produkteve që përdor zakonisht, si serumi apo ampulat.
Po, mund të përdoret si në mëngjes, ashtu edhe në mbrëmje. Rekomandohet ta plotësosh me ampulat ose serumin Anti-Aging Reviving Elixir për të shumëfishuar rezultatet.
Rekomandohet përdorimi për të paktën 30 ditë, me aplikim në mëngjes dhe në mbrëmje, për rezultate optimale.
Po, mund të kombinohet me produkte të tjera për të shumëfishuar përfitimet e tyre në lëkurë.
Po, është i përshtatshëm për përdorim lokal gjatë shtatzënisë dhe periudhës së gjidhënies.
Mos harro që përbërjen e plotë (INCI) mund ta gjesh në seksionin “Përbërësit”, në rast se dëshiron ta rishikosh me gjinekologun tënd.
Related Products
Serum i gjeneratës së fundit me kompleks 25% që kombinon 7 lloje Acid Hialuronik dhe Vitaminë C për të mbushur rrudhat, hidratuar dhe ndriçuar lëkurën.
Formula e tij e avancuar dhe e provuar vepron në shtresat e ndryshme të epidermës, duke mbushur rrudhat, ofruar hidratim të thellë dhe dhënë shkëlqim e freski lëkurës. Tekstura me mikrosfera shkrihet butësisht në lëkurë, duke përmirësuar përthithjen e përbërësve aktivë.
30 ML | E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim i përditshëm | Teksturë ultra ndijore me mikrosfera | Dermatologjikisht e testuar
Xhel fytyre kundër imperfeksioneve.
Ndihmon në matifikimin e lëkurës, parandalon shkëlqimin e tepërt dhe redukton pamjen e poreve.
Formulë unike, jo komedogjene dhe pa vaj, me Hialuronat Zinku, Niacinamide dhe Acid Salicilik. Ky xhel ndihmon në rigjallërimin, balancimin dhe rregullimin e tepricës së sebumit në lëkurën miks, yndyrore dhe me tendencë akneike. Minimizon pamjen e poreve, njollave dhe shenjave të akneve, duke i dhënë lëkurës një teksturë më të lëmuar dhe më të njëtrajtshme. Tekstura e tij e freskët dhe ultra e lehtë hidraton dhe ndihmon në parandalimin e shenjave të plakjes falë përmbajtjes me Acid Hialuronik.
50 ML | Lëkurë miks dhe yndyrore | Përdorim i përditshëm | Teksturë xheli ultra e lehtë që përthithet shpejt | Pa vaj (Oil-Free)
Krem-Serum 2-në-1 me 4% Zgjidhje Peptidesh.
Përmirëson elasticitetin dhe qëndrueshmërinë e lëkurës.
I formuluar me peptide në përqendrim maksimal, ky krem-serum me veprim të dyfishtë stimulon prodhimin e kolagjenit, duke ndihmuar në reduktimin e rrudhave dhe vijave të holla. Njëkohësisht, parandalon plakjen e parakohshme duke forcuar fijet e kolagjenit për një lëkurë më të fortë, më elastike dhe me pamje dukshëm më të re.
30 ML | E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim i përditshëm | Teksturë krem-serumi që përthithet shpejt
Krem fytyre densifikues.
Forcon dhe përmirëson humbjen e qëndrueshmërisë dhe lëshimin e kontureve të fytyrës.
Formulë unike me Kolagjen të Pastër, Peptide Pro-Kolagjeni, Squalane, Perla “Soft-Focus” dhe Mburojë Anti-Ndotje (Anti-Pollution Shield). Ofron veprim të fuqishëm forcues falë dozës shtesë të Kolagjenit të Pastër dhe stimulimit të prodhimit natyral të kolagjenit dhe elastinës në lëkurë. Me përdorim të përditshëm, ndihmon në rikthimin e qëndrueshmërisë së humbur me kalimin e kohës, duke dhënë një lëkurë më të fortë, më të lëmuar, më elastike dhe me pamje dukshëm më rinore.
50 ML | E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim i përditshëm | Teksturë e butë, e pasur dhe me ndjesi mëndafshi
Serum me përqendrim të lartë me 5 lloje Acid Hialuronik.
Mbush rrudhat dhe hidraton në thellësi lëkurën.
I formuluar me 5 lloje Acid Hialuronik me peshë të ndryshme molekulare (të lartë, mesatare dhe të ulët) dhe Ceramide, ky serum ofron efekt mbushës, duke reduktuar pamjen e rrudhave. Hidraton në thellësi çdo shtresë të epidermës dhe forcon barrierën mbrojtëse të lëkurës.
30 ML | E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim i përditshëm | Teksturë kadifeje
Krem-Serum 2-në-1 me 20% Acid Hialuronik.
Hidraton në thellësi dhe zbut lëkurën.
I formuluar me 20% Acid Hialuronik, ky krem-serum me veprim të dyfishtë përmirëson ndjeshëm hidratimin dhe butësinë e lëkurës falë teksturës së tij jo yndyrore. Njëkohësisht, ndihmon në reduktimin e rrudhave, duke dhënë një pamje më të re dhe më të freskët.
30 ML | E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim i përditshëm | Teksturë krem-serumi që përthithet shpejt
Xhel fytyre me efekt të menjëhershëm lifting, që përmirëson dukshëm elasticitetin dhe qëndrueshmërinë pas aplikimit.
I formuluar me Alga të Kuqe me fuqi të lartë forcimi dhe një “Energy Booster”, ky xhel energjizon lëkurën dhe redukton shenjat e lodhjes falë veprimit të tij të menjëhershëm “flash-effect”, duke siguruar një pamje të freskët dhe plot shkëlqim gjatë gjithë ditës. Ideal per t’u perdorur si baze makeup duke i rritur atij qendrueshmerine deri ne 8 ore. Ofron gjithashtu një shtesë hidratimi dhe ndriçimi, për një lëkurë më të butë dhe më rrezatuese.
50 ML | E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim i përditshëm | Teksturë xheli e butë
Krem fytyre ndriçues kundër plakjes me SPF30 për lëkurë të pjekur, që ndihmon në zbehjen e rrudhave dhe shton shkëlqimin.
Formulë unike me Pluhur Algash të Bardha (Snow Algae), Lule Margarite dhe Gjalpë Karite (Shea Butter). Me vetëm një hap, ndihmon në zbutjen e dukshme të rrudhave dhe ndriçimin e lëkurës, ndërsa parandalon plakjen e parakohshme të shkaktuar nga rrezet UV. Falë mbrojtjes SPF30, është ideal për përdorim të përditshëm.
50 ML | Lëkurë e pjekur | Përdorim i përditshëm | Teksturë “couching effect” që jep ndjesi të butë dhe rehati në lëkurë
Krem nate lifting i frymëzuar nga injeksionet kundër rrudhave me Retinol, për të zbutur rrudhat dhe për të rinovuar lëkurën gjatë natës.
Formulë e avancuar me 7 peptide të frymëzuara nga injeksionet e toksinës botulinike, retinol të kapsuluar për çlirim të kontrolluar dhe kompleks ushqyes 20% me lipide esenciale. Falë teknologjisë së çlirimit të kontrolluar dhe përmbajtjes së lipideve esenciale, forcon barrierën e lëkurës dhe nxit rinovimin gjatë natës, për t’u zgjuar me një lëkurë më të butë, më të lëmuar dhe më të ushqyer.
✓ Teksturë e pasur me përthithje të shpejtë
✓ Rezultate klinikisht të provuara:
90% rrudhat të zbutura
100% teksturë e përmirësuar
95% lëkurë më e ushqyer
50 ML | Për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim natën
Krem fytyre kundër njollave, ushqyes dhe hidratues.*
Ndihmon në reduktimin e dukshëm të njollave të errëta, duke ushqyer dhe hidratuar thellësisht lëkurën.
I formuluar me një përqendrim të lartë prej 15% Niacinamide, ky krem ofron përfitime maksimale për lëkurën, duke përmirësuar tonin, teksturën dhe barrierën mbrojtëse. Niacinamide redukton hiperpigmentimin dhe unifikon ngjyrën e lëkurës, duke ndihmuar në parandalimin dhe korrigjimin e njollave të shkaktuara nga dielli apo mosha. Jep shkëlqim dhe e bën lëkurën më të lëmuar, për një pamje të ndritshme dhe të njëtrajtshme ditë pas dite.
50 ML | E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim i përditshëm | Teksturë e lehtë dhe ajrore që përthithet shpejt
Përmirëson dukjen e njollave.
Ampulë e avancuar me kompleks 30% që kombinon Acid Hialuronik dhe Vitaminë C për rezultate me fuqi maksimale.
Redukton rrudhat dhe hidraton thellësisht lëkurën.
Formula e saj e fuqishme vepron në shtresat e ndryshme të epidermës, duke i dhënë lëkurës një pamje më të ndritshme dhe më rinore që nga përdorimi i parë.
Çfarë e bën të veçantë?
✓ Trajtim intensiv “shock” me kompleks 30% Acid Hialuronik dhe Vitaminë C, për përqendrim maksimal të përbërësve aktivë në një trajtim të vetëm.
✓ E formuluar me 8 lloje Acid Hialuronik me peshë të ndryshme molekulare për efekt mbushës, duke reduktuar dukshëm pamjen e rrudhave.
✓ Sistemi i hapjes së lehtë siguron përdorim të shpejtë dhe të sigurt me një lëvizje të vetme.
1×2 ML | E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim i përditshëm | Teksturë xheli fluide e butë që përthithet shpejt | Dermatologjikisht e testuar
Xhel Pastrues 5x Pure Hyaluronic
Pastrim i thellë që hidraton dhe balancon lëkurën pa e tharë.
Formuluar me 5 lloje Acid Hialuronik dhe Ceramide, ky xhel pastrues heq në mënyrë efektive papastërtitë dhe yndyrën e tepërt, ndërkohë që ofron hidratim të thellë, forcon barrierën mbrojtëse të lëkurës dhe e rigjallëron atë. Lë fytyrën të freskët, rinore dhe të shëndetshme, me një aromë delikate lulesh dhe të ngrohtë.
250 ML | E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim i përditshëm | Pa sulfate


















