Niacinamide [Pro] Serum
2700 L
Serum me përqendrim të lartë për unifikimin e tonit të lëkurës, ndriçim dhe hidratim të thellë.
I pasuruar me Niacinamide [Pro] dhe 3 lloje Acid Hialuronik, ky serum përmirëson cilësinë e lëkurës, unifikon tonin, redukton njollat e errëta dhe ofron hidratim të thellë. Vepron si në njollat e lokalizuara ashtu edhe në ato të shpërndara, duke ndihmuar në zbehjen e tyre dhe minimizimin e pamjes së poreve.
30 ML | E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim i përditshëm | Teksturë e lehtë dhe freskuese | Dermatologjikisht e testuar
Description
NIACINAMIDE [PRO] SERUM-PËRBËRËS SUPER AKTIVË
Niacinamide
Ndihmon në uljen e prodhimit të tepërt të melaninës, përmirëson njëtrajtshmërinë e tonit të lëkurës dhe forcon barrierën mbrojtëse të saj.
3 lloje Acid Hialuronik
Tre lloje Acid Hialuronik ofrojnë hidratim të thellë, duke përmirësuar elasticitetin, qëndrueshmërinë dhe butësinë e lëkurës.
COMPOSITION:
Aqua (Water), Niacinamide, Propanediol, Butylene Glycol, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Sodium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Carnosine, Sodium Acetylated Hyaluronate, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Polyglutamate, Potassium Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Lecithin, Ethylhexylglycerin, Dimethicone, Tranexamic Acid, Pentylene Glycol, Sodium Gluconate, Mannitol, Tremella Fuciformis Polysaccharide, Acacia Senegal Gum, Phosphatidylcholine, Sodium Chloride, Sodium Acrylates Copolymer, Xanthan Gum, Decyl Glucoside, Aluminum Starch Octenylsuccinate, Mica, Hydroxyacetophenone, Sodium Benzoate, Cetyl Alcohol, Potassium Sorbate, Parfum (Fragrance), CI 77891 (Titanium Dioxide), Dimethyl Phenethyl Acetate, Tetramethyl Acetyloctahydronaphthalenes.
NOTE: Due to continuous improvement of our products, the list of ingredients may have changed. Please check the INCI on the packaging for the most up to date list of ingredients.
MENYRA E PERDORIMIT
HAPI 1
Shtypni lehtë aplikatorin për të marrë një dozë
HAPI 2
Aplikojeni serumin në fytyrë të pastër dhe të thatë, në mëngjes dhe në mbrëmje.
HAPI 3
Më pas përhapeni me një masazh të lehtë derisa të përthithet plotësisht, duke shmangur zonën rreth syve.
Additional information
| Paketimi | 10 ml, 30 ml |
|---|
Related Products
Serum me përqendrim të lartë me 5 lloje Acid Hialuronik.
Mbush rrudhat dhe hidraton në thellësi lëkurën.
I formuluar me 5 lloje Acid Hialuronik me peshë të ndryshme molekulare (të lartë, mesatare dhe të ulët) dhe Ceramide, ky serum ofron efekt mbushës, duke reduktuar pamjen e rrudhave. Hidraton në thellësi çdo shtresë të epidermës dhe forcon barrierën mbrojtëse të lëkurës.
30 ML | E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim i përditshëm | Teksturë kadifeje
Serum intensiv me fuqi të lartë që vepron në dy nivele: hidraton lëkurën deri në 120 orë, ndërsa riaktivizon energjinë qelizore nga brenda.
Teknologjia e tij me NAD+ Booster ndihmon në stimulimin e energjisë natyrale të lëkurës, duke mbështetur vitalitetin dhe aftësinë rigjeneruese të saj. Blue Hyaluronic krijon një shtresë të padukshme që mban hidratimin të bllokuar për një efekt hidratues afatgjatë. Qelizat staminale me origjinë bimore ndihmojnë në forcimin e barrierës së lëkurës dhe mbrojtjen ndaj stresit ambiental.
Teksturë e lehtë me përthithje të shpejtë. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës.
✓ Për të gjitha llojet e lëkurës
✓ Hidratim deri në 120 orë
✓ NAD+ Booster
✓ Përthithje e shpejtë
Serum me përqendrim të lartë, i formuluar për të përmirësuar qëndrueshmërinë dhe elasticitetin e lëkurës.
I pasuruar me Kolagjen të Pastër, Spilanthes Acmella, Tetrapeptide Forcuese dhe Mburojë Anti-Ndotje (Anti-Pollution Shield), ky serum ofron një efekt të fuqishëm forcimi falë furnizimit shtesë me kolagjen të pastër dhe stimulimit natyral të prodhimit të kolagjenit dhe elastinës nga lëkura. Me përdorim të përditshëm, ndihmon në rikthimin e qëndrueshmërisë së humbur me kalimin e kohës, duke promovuar një lëkurë më të fortë, më të lëmuar dhe më elastike.
10 ML ose 30 ML | I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim i përditshëm | Teksturë sateni që përthithet shpejt
Serum me përqendrim të lartë me veprim antioksidues.
Ndriçon dhe hidraton lëkurën.
I formuluar me Vitaminë C, Proteoglikane dhe Glikopolimere, ky serum ofron një veprim të fuqishëm antioksidues që ndihmon në përmirësimin e tonit të lëkurës, zbehjen e njollave të errëta dhe forcimin e lëkurës. Lë lëkurën më të butë, më të hidratuar dhe me një shkëlqim natyral.
30 ML | E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim i përditshëm | Teksturë fluide që përthithet shpejt
Serum facial intensiv me 0.3% Retinol të Pastër që ofron efekt rinovues dhe anti-age.
Teknologjia e avancuar me 0.3% Retinol të Pastër të kapsuluar depërton thellë në lëkurë, mbron retinolin nga degradimi dhe përshtat çlirimin e tij sipas gjendjes së lëkurës, duke ofruar rezultate të dukshme dhe afatgjata. Ky serum facial intensiv është formuluar veçanërisht për lëkurat që kanë përvojë në përdorimin e retinoideve; ndihmon në reduktimin e rrudhave dhe përmirësimin e teksturës dhe tonit të lëkurës, ndërsa Pantenoli qetëson, hidraton dhe forcon barrierën e lëkurës, duke e lënë atë të butë, të ndritshme dhe komode.
Nëse është hera juaj e parë me retinoide, zgjidhni serum-in 0.1% Retinol të Pastër.
Nëse lëkura juaj është tashmë e mësuar me retinolin, zgjidhni serum-in 0.3% Retinol të Pastër.
30ML | Përdorim nate | I testuar dermatologjikisht
Krem dielli fluid për përdorim të përditshëm.
Siguron mbrojtje SPF50 dhe është i formuluar me Niacinamide, Vitaminë E dhe Peptid Karnozine. Parandalon dhe zbeh njollat e errëta.
Ofron mbrojtje të plotë ndaj rrezeve UVA dhe UVB për të parandaluar plakjen nga dielli dhe dëmtimet e shkaktuara prej tij. Falë Niacinamides, ndihmon në parandalimin dhe korrigjimin e njollave të errëta, ndërsa neutralizon radikalet e lira dhe mbron nga ndotja dhe drita blu. Tekstura e tij fluide dhe e lehtë është rezistente ndaj ujit, përthithet shpejt dhe e lë lëkurën të freskët dhe të rehatshme, pa ndjesi yndyre.
30 ML | E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim i përditshëm | Teksturë kremoze, e lehtë dhe fluide, që përthithet shpejt | Dermatologjikisht e testuar
Peeling eksfoliues i formuluar për të reduktuar në mënyrë të dukshme njollat e errëta dhe shenjat pas akneve.
Formula e tij e fuqishme kombinon 30% acide me madhësi të ndryshme (AHA, BHA dhe PHA) me Niacinamide dhe Aloe Vera për të rigjeneruar lëkurën. Korrigjon njollat dhe shenjat, redukton hiperpigmentimin dhe unifikon tonin e lëkurës, me rezultate të dukshme që nga aplikimi i parë. Tekstura e tij në formë maske lehtëson aplikimin dhe përmirëson përthithjen dhe efektivitetin e trajtimeve të mëvonshme.
Aplikojeni per jo me shume se 5 minuta ne lekure.
30 ML | E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim në rutinën e mbrëmjes | Teksturë xheli e butë | Dermatologjikisht i testuar | Mos e mbani më shumë se 10 minuta
Serum ditor i frymëzuar nga injeksionet kundër rrudhave dhe mezoterapia profesionale, i cili zbut rrudhat dhe rrit fortësinë dhe shkëlqimin e lëkurës.
Kombinon 7 peptide lifting dhe një koktejl vitaminash A, C, E, B3 dhe B5, të frymëzuara nga trajtimet profesionale me injeksione anti-rrudha dhe mezoterapi. Përdorimi i tij i përditshëm zbut dukshëm vijat e mimikës, përmirëson fortësinë dhe rrit ndriçimin e lëkurës, duke ofruar një alternativë efektive, topike dhe jo invazive ndaj trajtimeve mjekësore-estetike.
Rezultate të provuara klinikisht
✓ 75% reduktim i rrudhave*
✓ 75% efekt forcues*
✓ 85% lëkurë më e ndritshme*
30 ML | Për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim Ditor | I testuar dermatologjikisht
Serum facial intensiv me 0.1% Retinol të Pastër që ofron efekt rinovues dhe anti-age.
Teknologjia e avancuar me 0.1% Retinol të Pastër të kapsuluar depërton thellë në lëkurë, mbron retinolin nga degradimi dhe përshtat çlirimin e tij sipas gjendjes së lëkurës, duke ofruar rezultate të dukshme dhe afatgjata. Ky serum facial intensiv është formuluar veçanërisht për lëkurat që janë fillestare në përdorimin e retinoideve; ndihmon në reduktimin e rrudhave dhe përmirësimin e teksturës dhe tonit të lëkurës, ndërsa Pantenoli qetëson, hidraton dhe forcon barrierën e lëkurës, duke e lënë atë të butë, të ndritshme dhe komode.
Nëse është hera juaj e parë me retinoide, zgjidhni serum-in 0.1% Retinol të Pastër.
Nëse lëkura juaj është tashmë e mësuar me retinolin, zgjidhni serum-in 0.3% Retinol të Pastër.
30ML | Përdorim nate | I testuar dermatologjikisht
Serum fytyre me përqendrim të lartë për një efekt të vërtetë “Glow” në lëkurë.
I formuluar me pigmente ndriçuese, ky serum jep një shkëlqim të menjëhershëm dhe rigjallëron lëkurën që nga përdorimi i parë. Ndriçon, hidraton dhe ofron një efekt terheqes të menjëhershëm. Përmirëson teksturën e lëkurës dhe ndihmon në unifikimin e tonit. Falë veprimit të tij shtrengues, redukton rrudhat dhe vijat e holla.
30 ML | E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim i përditshëm | Teksturë e pasur me përfundim ndriçues
Krem fytyre kundër njollave, ushqyes dhe hidratues.*
Ndihmon në reduktimin e dukshëm të njollave të errëta, duke ushqyer dhe hidratuar thellësisht lëkurën.
I formuluar me një përqendrim të lartë prej 15% Niacinamide, ky krem ofron përfitime maksimale për lëkurën, duke përmirësuar tonin, teksturën dhe barrierën mbrojtëse. Niacinamide redukton hiperpigmentimin dhe unifikon ngjyrën e lëkurës, duke ndihmuar në parandalimin dhe korrigjimin e njollave të shkaktuara nga dielli apo mosha. Jep shkëlqim dhe e bën lëkurën më të lëmuar, për një pamje të ndritshme dhe të njëtrajtshme ditë pas dite.
50 ML | E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim i përditshëm | Teksturë e lehtë dhe ajrore që përthithet shpejt
Përmirëson dukjen e njollave.
Krem-serum 2-në-1 me 15% Niacinamide për njollat kafe, shenjat dhe ndriçim të menjëhershëm.
I formuluar me një përqendrim të lartë prej 15% Niacinamide, ky serum-krem me veprim të dyfishtë korrigjon të gjitha llojet e njollave dhe shenjave, përmirëson dukshëm strukturën e lëkurës dhe unifikon tonin e saj. Në të njëjtën kohë, hidraton thellësisht dhe ofron rehati të menjëhershme me një përfundim të butë e mëndafshtë.
30 ML | Për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim ditor | Teksturë krem-serum që përthithet shpejt | E testuar dermatologjikisht.
Studim klinik i kryer mbi 20 vullnetarë. Test kënaqësie pas 28 ditësh përdorimi të vazhdueshëm.



















