Perfect Glow Serum
2700 L
Serum fytyre me përqendrim të lartë për një efekt të vërtetë “Glow” në lëkurë.
I formuluar me pigmente ndriçuese, ky serum jep një shkëlqim të menjëhershëm dhe rigjallëron lëkurën që nga përdorimi i parë. Ndriçon, hidraton dhe ofron një efekt terheqes të menjëhershëm. Përmirëson teksturën e lëkurës dhe ndihmon në unifikimin e tonit. Falë veprimit të tij shtrengues, redukton rrudhat dhe vijat e holla.
30 ML | E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim i përditshëm | Teksturë e pasur me përfundim ndriçues
Description
SERUM PERFECT GLOW - PËRBËRËS SUPER AKTIVË



COMPOSITION:
Aqua (Water), Propylene Glycol, Glycerin, Niacinamide, Propanediol, Caprylyl Glycol, Saccharide Isomerate, Evodia Rutaecarpa Fruit Extract, Kappaphycus Alvarezii Extract, Caesalpinia Spinosa Fruit Extract, Carnosine, Tocopheryl Acetate, Parfum (Fragrance), Xanthan Gum, Tin Oxide, Citric Acid, Synthetic Fluorphlogopite, Carbomer, Triethylene Glycol, Sodium Citrate, Phenoxyethanol, ALPHA-Isomethyl Ionone, Citronellol, Eugenol, Geraniol, Hydroxycitronellal, Linalool, Limonene, Phenethyl Alcohol, CI 77891 (Titanium Dioxide).
NOTE: Due to continuous improvement of our products, the ingredient list may have changed. Please check the INCI on the packaging for the most current ingredient list.
MENYRA E PERDORIMIT
HAPI 1
Shtypni lehtë aplikatorin për të marrë një dozë
HAPI 2
Aplikojeni serumin në fytyrë të pastër dhe të thatë, në mëngjes dhe në mbrëmje.
HAPI 3
Më pas përhapeni me një masazh të lehtë derisa të përthithet plotësisht, duke shmangur zonën rreth syve.
Additional information
| Paketimi | 10 ml, 30 ml |
|---|
Related Products
Krem për zonën rreth syve me 5 lloje Acid Hialuronik dhe kompleks hidratues.
Ruhet lagështia natyrale e lëkurës dhe zbuten dukshëm vijat dhe rrudhat rreth syve.
I formuluar posaçërisht për kujdesin e lëkurës delikate rreth syve, ky krem kombinon 5 lloje Acid Hialuronik me peshë të ndryshme molekulare për hidratim të menjëhershëm dhe afatgjatë në të gjitha shtresat e lëkurës. Veprimi i tij mbushës ndihmon në zbutjen e dukshme të rrudhave dhe vijave të holla, duke rikthyer një pamje më të shplodhur, të freskët dhe me shkëlqim që nga aplikimi i parë.
KREM 15 ML | E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim i përditshëm | Teksturë kadifeje | Testuar oftalmologjikisht | Pa aromë
Serum me përqendrim të lartë me 5 lloje Acid Hialuronik.
Mbush rrudhat dhe hidraton në thellësi lëkurën.
I formuluar me 5 lloje Acid Hialuronik me peshë të ndryshme molekulare (të lartë, mesatare dhe të ulët) dhe Ceramide, ky serum ofron efekt mbushës, duke reduktuar pamjen e rrudhave. Hidraton në thellësi çdo shtresë të epidermës dhe forcon barrierën mbrojtëse të lëkurës.
30 ML | E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim i përditshëm | Teksturë kadifeje
Fluid ditor me mbrojtje nga dielli. SPF50 me Vitaminë C, Squalane dhe Vaj Argani. Ndihmon në rritjen e shkëlqimit natyral të lëkurës dhe jep efekt glow.
Mbrojtje e avancuar kundër rrezeve UVA dhe UVB për të parandaluar fotoplakjen dhe dëmtimet nga dielli. I formuluar me Vitaminë C, ofron një boost shtesë shkëlqimi për lëkurën dhe vepron si antioksidant i fuqishëm, duke ndihmuar në mbrojtjen ndaj dëmtimeve mjedisore dhe duke promovuar një pamje më të njëtrajtshme dhe rrezatuese. Tekstura e tij e lehtë gel-oil përthithet shpejt, është rezistente ndaj ujit dhe lë lëkurën komode pa ndjesi yndyre.
✓ Teksturë invisible gel-oil me finish të thatë, e lehtë dhe jo yndyrore
✓ SPF50 mbrojtje e lartë
✓ Rezistent ndaj ujit
30ML | Për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim i përditshëm | Teksturë e lehtë gel me finish glow | Rezistent ndaj ujit
Serum i gjeneratës së re me kompleks 25% Vitaminë C për lëkurë më të ndritshme dhe më të fortë.
Formula e tij e provuar me efikasitet, me 5 lloje të Vitaminës C, ndihmon në korrigjimin e shenjave të plakjes, forcimin e lëkurës dhe rritjen e shkëlqimit, falë veprimit të fuqishëm antioksidues dhe kundër rrudhave. Format më delikate të Vitaminës C janë të kapsuluara në mikrosfera aktive për të garantuar stabilitet dhe efektshmëri maksimale. Tekstura inovative shkrihet lehtë në lëkurë, duke ofruar një përvojë ndijore unike dhe përthithje më të mirë të përbërësve aktivë.
Serum i Avancuar 30 ML | E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim i përditshëm | Teksturë ultra ndijore me mikrosfera | Dermatologjikisht i testuar
Studim klinik i kryer në 20 gra të moshës 40–64 vjeç në një laborator të pavarur.
Serum fytyre me përqendrim të lartë për efekt lifting në vetëm 1 minutë dhe make-up perfekt për 8 orë.
I formuluar me Alga të Kuqe me fuqi të lartë forcimi, ky serum është krijuar për të siguruar një efekt tendosjeje të menjëhershëm, duke eliminuar shenjat e lodhjes, zbehur papërsosmëritë dhe dhënë shkëlqim të menjëhershëm fytyrës. Tekstura e tij xheli fluide që përthithet shpejt e bën ideal për momente kur kërkohet një efekt i shpejtë kundër lodhjes.
10 ML ose 30 ML | I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim i përditshëm | Teksturë xheli fluide që përthithet shpejt
Studim klinik i kryer në 22 vullnetarë në një qendër të pavarur. Test kënaqësie i realizuar 60 sekonda pas aplikimit të parë, pas 5 minutash dhe pas 8 orësh përdorimi të produktit.
Serum ekskluziv dhe efektiv për fytyrën me 24K ar dhe efekt të dyfishtë lifting për një shkëlqim të vërtetë Glow.
I formuluar me grimca ari 24K, ofron ndriçim maksimal për një lëkurë të lëmuar dhe plot shkëlqim. Efekti i tij i dyfishtë lifting rigjallëron lëkurën, redukton shenjat e lodhjes dhe vepron si antioksidant i fuqishëm.
30ML | I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim ditor | Teksturë transparente xhel-fluid që përthithet shpejt me grimca ari 24K
Krem fytyre ndriçues kundër plakjes me SPF30 për lëkurë të pjekur, që ndihmon në zbehjen e rrudhave dhe shton shkëlqimin.
Formulë unike me Pluhur Algash të Bardha (Snow Algae), Lule Margarite dhe Gjalpë Karite (Shea Butter). Me vetëm një hap, ndihmon në zbutjen e dukshme të rrudhave dhe ndriçimin e lëkurës, ndërsa parandalon plakjen e parakohshme të shkaktuar nga rrezet UV. Falë mbrojtjes SPF30, është ideal për përdorim të përditshëm.
50 ML | Lëkurë e pjekur | Përdorim i përditshëm | Teksturë “couching effect” që jep ndjesi të butë dhe rehati në lëkurë
Serum facial intensiv me 0.1% Retinol të Pastër që ofron efekt rinovues dhe anti-age.
Teknologjia e avancuar me 0.1% Retinol të Pastër të kapsuluar depërton thellë në lëkurë, mbron retinolin nga degradimi dhe përshtat çlirimin e tij sipas gjendjes së lëkurës, duke ofruar rezultate të dukshme dhe afatgjata. Ky serum facial intensiv është formuluar veçanërisht për lëkurat që janë fillestare në përdorimin e retinoideve; ndihmon në reduktimin e rrudhave dhe përmirësimin e teksturës dhe tonit të lëkurës, ndërsa Pantenoli qetëson, hidraton dhe forcon barrierën e lëkurës, duke e lënë atë të butë, të ndritshme dhe komode.
Nëse është hera juaj e parë me retinoide, zgjidhni serum-in 0.1% Retinol të Pastër.
Nëse lëkura juaj është tashmë e mësuar me retinolin, zgjidhni serum-in 0.3% Retinol të Pastër.
30ML | Përdorim nate | I testuar dermatologjikisht
Xhel fytyre me efekt të menjëhershëm lifting, që përmirëson dukshëm elasticitetin dhe qëndrueshmërinë pas aplikimit.
I formuluar me Alga të Kuqe me fuqi të lartë forcimi dhe një “Energy Booster”, ky xhel energjizon lëkurën dhe redukton shenjat e lodhjes falë veprimit të tij të menjëhershëm “flash-effect”, duke siguruar një pamje të freskët dhe plot shkëlqim gjatë gjithë ditës. Ideal per t’u perdorur si baze makeup duke i rritur atij qendrueshmerine deri ne 8 ore. Ofron gjithashtu një shtesë hidratimi dhe ndriçimi, për një lëkurë më të butë dhe më rrezatuese.
50 ML | E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim i përditshëm | Teksturë xheli e butë
Serum facial intensiv me 0.3% Retinol të Pastër që ofron efekt rinovues dhe anti-age.
Teknologjia e avancuar me 0.3% Retinol të Pastër të kapsuluar depërton thellë në lëkurë, mbron retinolin nga degradimi dhe përshtat çlirimin e tij sipas gjendjes së lëkurës, duke ofruar rezultate të dukshme dhe afatgjata. Ky serum facial intensiv është formuluar veçanërisht për lëkurat që kanë përvojë në përdorimin e retinoideve; ndihmon në reduktimin e rrudhave dhe përmirësimin e teksturës dhe tonit të lëkurës, ndërsa Pantenoli qetëson, hidraton dhe forcon barrierën e lëkurës, duke e lënë atë të butë, të ndritshme dhe komode.
Nëse është hera juaj e parë me retinoide, zgjidhni serum-in 0.1% Retinol të Pastër.
Nëse lëkura juaj është tashmë e mësuar me retinolin, zgjidhni serum-in 0.3% Retinol të Pastër.
30ML | Përdorim nate | I testuar dermatologjikisht
Ampula me përqendrim të lartë me Vitaminë C për lëkurë më të ndritshme, të hidratuar dhe rinore.
Çfarë i bën të veçanta?
✓ Formulë unike me Vitaminë C, Proteoglikane dhe Glikopolimere.
✓ Fuqia e saj e madhe antioksiduese, kundër plakjes dhe energjizuese bën që që pas aplikimit të parë, lëkura të ndihet më e ndritshme, më vitale dhe më e butë.
✓ Teksturë fluide, pa aromë dhe që përthithet shpejt.
10 ampula | 2 ML secila | E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim i përditshëm | Përdorim i jashtëm
Serum me përqendrim të lartë për unifikimin e tonit të lëkurës, ndriçim dhe hidratim të thellë.
I pasuruar me Niacinamide [Pro] dhe 3 lloje Acid Hialuronik, ky serum përmirëson cilësinë e lëkurës, unifikon tonin, redukton njollat e errëta dhe ofron hidratim të thellë. Vepron si në njollat e lokalizuara ashtu edhe në ato të shpërndara, duke ndihmuar në zbehjen e tyre dhe minimizimin e pamjes së poreve.
30 ML | E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim i përditshëm | Teksturë e lehtë dhe freskuese | Dermatologjikisht e testuar
















