Krem 0.1% Pure Retinol
2950 L
Krem fytyre kundër plakjes me efekt rinovues. Ndihmon në përmirësimin gradual të teksturës së lëkurës, pamjes së rrudhave dhe tonit të saj.
Një formulë unike me 0.1% Retinol të Pastër të Enkapsuluar, Skualan dhe Mburojë Kundër Ndotjes. Që nga aplikimi i parë, ndihmon në rinovimin e lëkurës, përmirëson teksturën, uniformizon tonin dhe zbut rrudhat. Përmban një teknologji inovative të enkapsulimit që mundëson efikasitet më të lartë dhe tolerancë më të mirë të retinolit në lëkurë.
Rezultati është një lëkurë më e re, e butë, më e fortë, me ton të njëtrajtshëm dhe me më pak shenja të plakjes.
50 ML | Për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim natën | Teksturë e butë, kadifeje, me përthithje të shpejtë
Description
Përbërës Super Aktivë – Krem me 0.1% Retinol të Pastër
Redukton pamjen e rrudhave, rrit qëndrueshmërinë e lëkurës dhe zvogëlon madhësinë e poreve, duke përmirësuar teksturën e saj.
Hidraton lëkurën dhe parandalon humbjen e lagështisë, duke ndihmuar në rikthimin e barrierës së lëkurës dhe përmirësimin e elasticitetit të saj.
Mbron dhe ndihmon në parandalimin e dëmtimeve të shkaktuara nga rrezet UV, IR, ndotja dhe drita blu.
PËRBËRJA
AQUA (WATER), C10-18 TRIGLYCERIDES, GLYCERIN, SQUALANE, COCO-CAPRYLATE/CAPRATE, CETEARYL NONANOATE, 1,2-HEXANEDIOL, SYNTHETIC FLUORPHLOGOPITE, CARBOMER, CAPRYLIC/CAPRIC TRIGLYCERIDE, CARNOSINE, FOMES OFFICINALIS (MUSHROOM) EXTRACT, GIGARTINA STELLATA EXTRACT, HYDROXYMETHOXYPHENYL DECANONE, SODIUM DILAURAMIDOGLUTAMIDE LYSINE, PANTHENOL, PENTYLENE GLYCOL, CHONDRUS CRISPUS (CARRAGEENAN) EXTRACT, SODIUM GLUCONATE, CAPRYLYL GLYCOL, PARFUM (FRAGRANCE), SODIUM CHLORIDE, GLYCINE SOJA (SOYBEAN) OIL, RETINOL, SODIUM LAURYL SULFOACETATE, SODIUM OLEATE, PROPANEDIOL, SODIUM HYDROXIDE, TAPIOCA STARCH, SODIUM POLYACRYLOYLDIMETHYL TAURATE, HYDROXYACETOPHENONE, SODIUM BENZOATE, POLYSARCOSINE/SODIUM GLUTAMATE/VALINE COPOLYMER, POTASSIUM SORBATE, POLYSORBATE 20, CI 17200 (D&C RED NO.33), PHENETHYL ALCOHOL, VANILLIN, SODIUM OLEOYL SARCOSINATE, TETRAMETHYL ACETYLOCTAHYDRONAPHTHALENES
SHËNIM: Për shkak të përmirësimit të vazhdueshëm të produkteve tona, lista e përbërësve mund të jetë ndryshuar. Ju lutemi kontrolloni INCI-n në paketim për të parë listën më të përditësuar të përbërësve.
Rezultate me Efikasitet të Provuar
Vërejnë se njollat, rrudhat dhe vijat e shprehjes janë reduktuar.*
Pohojnë se e shohin lëkurën e tyre më të re.*
Rrudhat reduktohen dukshëm.**
*Rezultate të bazuara në një studim klinik nën kontroll dermatologjik gjatë 4 javëve te 23 gra të moshës 40–60 vjeç, duke kombinuar ampulat Pure Retinol me kremin Pure Retinol të LaCabine.
**Rezultate të bazuara në një studim klinik mbi përbërësin aktiv gjatë 4 javëve te 24 gra.
HAPI 1
Merrni një sasi të vogël kremi me majat e gishtave.
HAPI 2
Aplikoni kremin në fytyrë të pastër dhe të thatë, gjatë natës.
HAPI 3
Më pas, përhapeni duke bërë një masazh të lehtë derisa të përthithet plotësisht, duke shmangur zonën e syve.
FAQ
Pyetjet më të shpeshta
Teknologjia jonë e enkapsulimit bën që Retinoli i Pastër i Enkapsuluar të jetë më efektiv, pasi çlirohet gradualisht dhe lejon që përfitimet e tij të veprojnë për një kohë më të gjatë. Në të njëjtën kohë, zvogëlon ndjeshmërinë e tij, duke e bërë më pak irritues për lëkurën.
Po, rekomandojmë të mos përdoren në të njëjtën kohë, por në momente të ndryshme të ditës. Përdorni Vitaminën C në mëngjes dhe Retinolin në mbrëmje. Është një kombinim shumë i mirë për lëkurën tuaj.
Po, por rekomandojmë të mos përdoren në ditë të njëjta por në momente të ndryshme të ditës për të shmangur irritimet e mundshme.
Retinoli është një lloj retinoidi, i cili është derivat i Vitaminës A, prandaj zakonisht nuk rekomandohet përdorimi i tij gjatë shtatzënisë ose gjidhënies.
Këshillohuni me mjekun ose dermatologun tuaj për alternativat që mund të përdorni gjatë kësaj periudhe të veçantë.
Related Products
Krem nate lifting i frymëzuar nga injeksionet kundër rrudhave me Retinol, për të zbutur rrudhat dhe për të rinovuar lëkurën gjatë natës.
Formulë e avancuar me 7 peptide të frymëzuara nga injeksionet e toksinës botulinike, retinol të kapsuluar për çlirim të kontrolluar dhe kompleks ushqyes 20% me lipide esenciale. Falë teknologjisë së çlirimit të kontrolluar dhe përmbajtjes së lipideve esenciale, forcon barrierën e lëkurës dhe nxit rinovimin gjatë natës, për t’u zgjuar me një lëkurë më të butë, më të lëmuar dhe më të ushqyer.
✓ Teksturë e pasur me përthithje të shpejtë
✓ Rezultate klinikisht të provuara:
90% rrudhat të zbutura
100% teksturë e përmirësuar
95% lëkurë më e ushqyer
50 ML | Për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim natën
Xhel fytyre kundër imperfeksioneve.
Ndihmon në matifikimin e lëkurës, parandalon shkëlqimin e tepërt dhe redukton pamjen e poreve.
Formulë unike, jo komedogjene dhe pa vaj, me Hialuronat Zinku, Niacinamide dhe Acid Salicilik. Ky xhel ndihmon në rigjallërimin, balancimin dhe rregullimin e tepricës së sebumit në lëkurën miks, yndyrore dhe me tendencë akneike. Minimizon pamjen e poreve, njollave dhe shenjave të akneve, duke i dhënë lëkurës një teksturë më të lëmuar dhe më të njëtrajtshme. Tekstura e tij e freskët dhe ultra e lehtë hidraton dhe ndihmon në parandalimin e shenjave të plakjes falë përmbajtjes me Acid Hialuronik.
50 ML | Lëkurë miks dhe yndyrore | Përdorim i përditshëm | Teksturë xheli ultra e lehtë që përthithet shpejt | Pa vaj (Oil-Free)
Krem lifting i frymëzuar nga injeksionet kundër rrudhave dhe trajtimet profesionale të mbushjes, për të zbutur rrudhat dhe për të mbushur vijat e shprehjes.
Përmban 7 Peptide dhe Acid Hialuronik të kapsuluar, të frymëzuar nga injeksionet anti-rrudha dhe trajtimet profesionale të mbushjes. Zbut rrudhat dhe vijat e imta, hidraton në thellësi dhe rrit ndjeshëm elasticitetin, duke lënë lëkurën më të lëmuar, më të fortë dhe të rinovuar — si një trajtim profesional pa dalë nga shtëpia.
✓ Teksturë “whipped” me përthithje të shpejtë
✓ Alternativë topike, jo invazive
50ML | Për çdo lloj lëkure | Përdorim i përditshëm
Krem xhel fytyre ekskluziv dhe efektiv me ar 24K me veprim të trefishtë: efekt lifting, rritje shkëlqimi dhe zbutje rrudhash për një efekt të vërtetë “Glow”.
I formuluar me grimca ari 24K dhe Vitaminë C, ky xhel ofron shkëlqim suprem që nga aplikimi i parë. Zbeh rrudhat dhe e bën lëkurën më të lëmuar falë efektit të menjëhershëm lifting. Mbron lëkurën nga radikalet e lira dhe drita blu, ndërsa hidraton falë teksturës së tij të lehtë dhe që përthithet shpejt. Rezultati është një lëkurë e përsosur, e lëmuar dhe plot shkëlqim.
50 ML | E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës | Teksturë xheli e butë dhe ndriçuese me grimca ari 24K | Përthithje e shpejtë
Krem ndriçues me Vitaminë C për lëkurë më të shkëlqyeshme, të hidratuar dhe me pamje rinore.
I formuluar me Vitaminë C të stabilizuar, Proteoglikane dhe Glikopolimere, me teksturë pa vaj (Oil-Free). Veprimi i tij i fuqishëm antioksidues, kundër plakjes dhe energjizues e bën lëkurën të duket më e ndritshme, më e gjallë dhe më e lëmuar që nga aplikimi i parë. Stimulon prodhimin e Kolagjenit, duke përmirësuar qëndrueshmërinë, elasticitetin dhe duke promovuar një pamje më të re dhe më të freskët.
50 ML | E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim i përditshëm | Teksturë e lehtë që përthithet shpejt | Pa vaj (Oil-Free)
Xhel-krem intensiv hidratues që siguron hidratim afatgjatë deri në 120 orë, me një teksturë ultra të lehtë dhe freskuese pa ndjesi yndyrore.
Formula e tij kombinon NAD+ Booster, që ndihmon në mbështetjen e energjisë qelizore dhe rigjallërimin e lëkurës, me Aqua Recharge dhe Blue Hyaluronic Acid për të siguruar hidratim të menjëhershëm dhe për të ndihmuar në ruajtjen e lagështisë për më gjatë, ndërsa forcon barrierën e lëkurës.
Teksturë ultra e lehtë me përthithje të shpejtë. Oil Free.
✓ Për lëkurë mikse & të yndyrshme
✓ Hidratim deri në 120 orë
✓ NAD+ Booster
✓ Aqua Recharge
✓ Oil Free
✓ 50ML
Krem fytyre kundër njollave, ushqyes dhe hidratues.*
Ndihmon në reduktimin e dukshëm të njollave të errëta, duke ushqyer dhe hidratuar thellësisht lëkurën.
I formuluar me një përqendrim të lartë prej 15% Niacinamide, ky krem ofron përfitime maksimale për lëkurën, duke përmirësuar tonin, teksturën dhe barrierën mbrojtëse. Niacinamide redukton hiperpigmentimin dhe unifikon ngjyrën e lëkurës, duke ndihmuar në parandalimin dhe korrigjimin e njollave të shkaktuara nga dielli apo mosha. Jep shkëlqim dhe e bën lëkurën më të lëmuar, për një pamje të ndritshme dhe të njëtrajtshme ditë pas dite.
50 ML | E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim i përditshëm | Teksturë e lehtë dhe ajrore që përthithet shpejt
Përmirëson dukjen e njollave.
Krem hidratues për përdorim të përditshëm që ndihmon në riaktivizimin e energjisë qelizore, ndërsa forcon barrierën e lëkurës dhe ruan hidratimin deri në 120 orë.
NAD+ Booster ndihmon në mbështetjen e energjisë natyrale të lëkurës dhe përmirësimin e vitalitetit të saj. Gjalpi Murumuru ushqen intensivisht dhe ndihmon në reduktimin e humbjes së hidratimit, ndërsa Blue Hyaluronic siguron hidratim të menjëhershëm dhe afatgjatë për një lëkurë më të butë, komforte dhe të rigjallëruar.
Teksturë e pasur me përthithje të shpejtë. Nuk lë mbetje yndyrore.
✓ Për të gjitha llojet e lëkurës
✓ Hidratim deri në 120 orë
✓ NAD+ Booster
✓ Murumuru Butter
✓ 50ML
Xhel fytyre me efekt të menjëhershëm lifting, që përmirëson dukshëm elasticitetin dhe qëndrueshmërinë pas aplikimit.
I formuluar me Alga të Kuqe me fuqi të lartë forcimi dhe një “Energy Booster”, ky xhel energjizon lëkurën dhe redukton shenjat e lodhjes falë veprimit të tij të menjëhershëm “flash-effect”, duke siguruar një pamje të freskët dhe plot shkëlqim gjatë gjithë ditës. Ideal per t’u perdorur si baze makeup duke i rritur atij qendrueshmerine deri ne 8 ore. Ofron gjithashtu një shtesë hidratimi dhe ndriçimi, për një lëkurë më të butë dhe më rrezatuese.
50 ML | E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim i përditshëm | Teksturë xheli e butë
Krem fytyre densifikues.
Forcon dhe përmirëson humbjen e qëndrueshmërisë dhe lëshimin e kontureve të fytyrës.
Formulë unike me Kolagjen të Pastër, Peptide Pro-Kolagjeni, Squalane, Perla “Soft-Focus” dhe Mburojë Anti-Ndotje (Anti-Pollution Shield). Ofron veprim të fuqishëm forcues falë dozës shtesë të Kolagjenit të Pastër dhe stimulimit të prodhimit natyral të kolagjenit dhe elastinës në lëkurë. Me përdorim të përditshëm, ndihmon në rikthimin e qëndrueshmërisë së humbur me kalimin e kohës, duke dhënë një lëkurë më të fortë, më të lëmuar, më elastike dhe me pamje dukshëm më rinore.
50 ML | E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim i përditshëm | Teksturë e butë, e pasur dhe me ndjesi mëndafshi
Krem fytyre ndriçues kundër plakjes me SPF30 për lëkurë të pjekur, që ndihmon në zbehjen e rrudhave dhe shton shkëlqimin.
Formulë unike me Pluhur Algash të Bardha (Snow Algae), Lule Margarite dhe Gjalpë Karite (Shea Butter). Me vetëm një hap, ndihmon në zbutjen e dukshme të rrudhave dhe ndriçimin e lëkurës, ndërsa parandalon plakjen e parakohshme të shkaktuar nga rrezet UV. Falë mbrojtjes SPF30, është ideal për përdorim të përditshëm.
50 ML | Lëkurë e pjekur | Përdorim i përditshëm | Teksturë “couching effect” që jep ndjesi të butë dhe rehati në lëkurë
Krem fytyre hidratues dhe mbushës me Acid Hialuronik.
Zbut rrudhat dhe hidraton në thellësi lëkurën.
Formulë unike me 5 lloje Acid Hialuronik me peshë të ndryshme molekulare (të lartë, mesatare dhe të ulët), Ceramide, Squalane, Perla “Soft-Focus” dhe Mburojë Anti-Ndotje (Anti-Pollution Shield). Kombinimi perfekt i 5 llojeve të Acidit Hialuronik ofron efekt maksimal, duke mbushur rrudhat dhe siguruar hidratim intensiv në çdo shtresë të epidermës, nga brenda jashtë. Lëkura bëhet më e butë, më e hidratuar, më e plotë dhe dukshëm më e re.
50 ML | E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim i përditshëm | Teksturë e lehtë, pa ndjesi yndyre




















