25% Niacinamide [Pro] Complex Advanced Serum
2900 L 2320 L
Serum i gjeneratës së fundit me kompleks 25% Niacinamide Pro, Acid Tranexamik dhe Acid Azelaik për lëkurë pa njolla dhe me shkëlqim natyral.
Formula e tij e avancuar me 3 përbërës të fuqishëm depigmentues — Niacinamide, Acid Tranexamike dhe Acid Azelaik — ndihmon në zbehjen e të gjitha llojeve të njollave dhe ndriçon fytyrën. Efikasiteti i provuar* mbi të gjitha llojet e njollave, përfshirë ato hormonale, të shkaktuara nga dielli, mosha apo aknet, në të gjitha tonet dhe llojet e lëkurës. Tekstura e saj xheli fluide me mikrosfera përmirëson përthithjen e përbërësve aktivë.
30 ML | E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim i përditshëm | Teksturë ultra ndijore me mikrosfera | Dermatologjikisht e testuar
Studim klinik i kryer mbi 20 gra vullnetare për 8 javë në një qendër të pavarur.
Description
25% NIACINAMIDE [PRO] COMPLEX ADVANCED SERUM - PËRBËRËS SUPER AKTIVË
Niacinamide
Ndihmon në uljen e prodhimit të tepërt të melaninës, përmirëson njëtrajtshmërinë e tonit të lëkurës dhe forcon barrierën mbrojtëse të saj.
Acid Traneksamik
Ndihmon në reduktimin e njollave ekzistuese duke vepruar mbi mekanizmat që shkaktojnë formimin e tyre.
Acid Azelaik
Vepron në trajtimin e njollave tashmë të dukshme, duke zbutur pamjen e lëkurës dhe përmirësuar shkëlqimin e saj.
COMPOSITION:
AQUA (WATER), BUTYLENE GLYCOL, NIACINAMIDE, PROPANEDIOL, DIMETHICONE, ALCOHOL DENAT., TRANEXAMIC ACID, BETAINE, CYSTOSEIRA TAMARISCIFOLIA EXTRACT, GLYCERIN, TOCOPHERYL ACETATE, SODIUM GLUCONATE, CETEARYL DIMETHICONE CROSSPOLYMER, MANNITOL, HYDROXYPROPYL METHYLCELLULOSE, T-BUTYL ALCOHOL, SODIUM POLYACRYLOYLDIMETHYL TAURATE, POLYACRYLATE CROSSPOLYMER-6, HYDROXYACETOPHENONE, MICROCRYSTALLINE CELLULOSE, PROPYLENE GLYCOL, AZELAIC ACID, PARFUM (FRAGRANCE), PEG-40 HYDROGENATED CASTOR OIL, TRIDECETH-9, DIMETHYL PHENETHYL ACETATE, TETRAMETHYL ACETYLOCTAHYDRONAPHTHALENES.
NOTE: Due to continuous improvement of our products, the ingredient list may have changed. Please check the INCI on the packaging for the most current ingredient list.
REZULTATE ME EFIKASITET TË PROVUAR
Ndiejnë se njollat e errëta janë reduktuar**
Ndiejnë se lëkura e tyre është më e ndritshme*
Studim klinik i kryer mbi 20 vullnetarë për një periudhë prej 8 javësh.
MENYRA E PERDORIMIT
HAPI 1
Shtypni lehtë aplikatorin për të marrë një dozë
HAPI 2
Aplikojeni serumin në fytyrë të pastër dhe të thatë, në mëngjes dhe në mbrëmje.
HAPI 3
Më pas përhapeni me një masazh të lehtë derisa të përthithet plotësisht, duke shmangur zonën rreth syve.
Related Products
Serum i gjeneratës së re me kompleks 25% Vitaminë C për lëkurë më të ndritshme dhe më të fortë.
Formula e tij e provuar me efikasitet, me 5 lloje të Vitaminës C, ndihmon në korrigjimin e shenjave të plakjes, forcimin e lëkurës dhe rritjen e shkëlqimit, falë veprimit të fuqishëm antioksidues dhe kundër rrudhave. Format më delikate të Vitaminës C janë të kapsuluara në mikrosfera aktive për të garantuar stabilitet dhe efektshmëri maksimale. Tekstura inovative shkrihet lehtë në lëkurë, duke ofruar një përvojë ndijore unike dhe përthithje më të mirë të përbërësve aktivë.
Serum i Avancuar 30 ML | E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim i përditshëm | Teksturë ultra ndijore me mikrosfera | Dermatologjikisht i testuar
Studim klinik i kryer në 20 gra të moshës 40–64 vjeç në një laborator të pavarur.
Krem-Serum 2-në-1 me 10% Kompleks Kolagjeni.
Efekt tendoses dhe terheqes per lekuren mature.
I formuluar me Kompleks Kolagjeni 10%, ky krem-serum me veprim të dyfishtë përmirëson qëndrueshmërinë dhe elasticitetin e lëkurës, duke ndihmuar në parandalimin e plakjes së parakohshme. Njëkohësisht, hidraton dhe ushqen pa lënë ndjesi yndyrore, falë teksturës së tij të lehtë me përfundim të butë si mëndafsh.
30 ML | Lëkurë e pjekur | Përdorim i përditshëm | Teksturë krem-serumi që përthithet shpejt
Krem-serum 2-në-1 me 15% Niacinamide për njollat kafe, shenjat dhe ndriçim të menjëhershëm.
I formuluar me një përqendrim të lartë prej 15% Niacinamide, ky serum-krem me veprim të dyfishtë korrigjon të gjitha llojet e njollave dhe shenjave, përmirëson dukshëm strukturën e lëkurës dhe unifikon tonin e saj. Në të njëjtën kohë, hidraton thellësisht dhe ofron rehati të menjëhershme me një përfundim të butë e mëndafshtë.
30 ML | Për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim ditor | Teksturë krem-serum që përthithet shpejt | E testuar dermatologjikisht.
Studim klinik i kryer mbi 20 vullnetarë. Test kënaqësie pas 28 ditësh përdorimi të vazhdueshëm.
Ampulë e avancuar me kompleks 30% që kombinon 3 forma të Niacinamide-s dhe Vitaminë C për rezultate me fuqi maksimale. Përmirëson pamjen e njollave të errëta dhe rrit shkëlqimin e lëkurës.
Formula e saj e fuqishme redukton ndjeshëm njollat dhe unifikon tonin e lëkurës, duke e bërë atë të duket më e njëtrajtshme dhe më e ndritshme.
Çfarë e bën të veçantë?
✓ Trajtim intensiv “shock” me kompleks 30% Niacinamide dhe Vitaminë C për përqendrim maksimal të përbërësve aktivë në një trajtim të vetëm.
✓ Vepron në shtresat më të thella të lëkurës, duke reduktuar njollat e errëta dhe duke unifikuar tonin e saj.
✓ Sistemi i hapjes së lehtë siguron përdorim të shpejtë dhe të sigurt me një lëvizje të vetme.
1×2 ML | E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim i përditshëm | Teksturë e butë në formë xheli që përthithet shpejt | Dermatologjikisht e testuar
Xhel Pastrues Niacinamide [PRO]
Pastron pa tharë, rigjallëron dhe balancon lëkurën.
Formuluar me Niacinamide dhe Acid Laktik, ky xhel kombinon fuqinë e dy përbërësve aktivë për një pastrim të thellë, por të butë. Heq papastërtitë, rrit shkëlqimin, redukton njollat dhe papërsosmëritë, ndërkohë që forcon funksionin mbrojtës të lëkurës. Veprimi i tij i butë eksfolues ndihmon në një lëkurë më të lëmuar, më të ndritshme dhe të rinovuar.
250 ML | E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim i përditshëm | Pa sulfate
Serum me përqendrim të lartë, i formuluar për të përmirësuar qëndrueshmërinë dhe elasticitetin e lëkurës.
I pasuruar me Kolagjen të Pastër, Spilanthes Acmella, Tetrapeptide Forcuese dhe Mburojë Anti-Ndotje (Anti-Pollution Shield), ky serum ofron një efekt të fuqishëm forcimi falë furnizimit shtesë me kolagjen të pastër dhe stimulimit natyral të prodhimit të kolagjenit dhe elastinës nga lëkura. Me përdorim të përditshëm, ndihmon në rikthimin e qëndrueshmërisë së humbur me kalimin e kohës, duke promovuar një lëkurë më të fortë, më të lëmuar dhe më elastike.
30 ML | I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim i përditshëm | Teksturë sateni që përthithet shpejt
Peeling eksfoliues i formuluar për të reduktuar në mënyrë të dukshme njollat e errëta dhe shenjat pas akneve.
Formula e tij e fuqishme kombinon 30% acide me madhësi të ndryshme (AHA, BHA dhe PHA) me Niacinamide dhe Aloe Vera për të rigjeneruar lëkurën. Korrigjon njollat dhe shenjat, redukton hiperpigmentimin dhe unifikon tonin e lëkurës, me rezultate të dukshme që nga aplikimi i parë. Tekstura e tij në formë maske lehtëson aplikimin dhe përmirëson përthithjen dhe efektivitetin e trajtimeve të mëvonshme.
Aplikojeni per jo me shume se 5 minuta ne lekure.
30 ML | E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim në rutinën e mbrëmjes | Teksturë xheli e butë | Dermatologjikisht i testuar | Mos e mbani më shumë se 10 minuta
Serum fytyre me përqendrim të lartë për efekt lifting në vetëm 1 minutë dhe make-up perfekt për 8 orë.
I formuluar me Alga të Kuqe me fuqi të lartë forcimi, ky serum është krijuar për të siguruar një efekt tendosjeje të menjëhershëm, duke eliminuar shenjat e lodhjes, zbehur papërsosmëritë dhe dhënë shkëlqim të menjëhershëm fytyrës. Tekstura e tij xheli fluide që përthithet shpejt e bën ideal për momente kur kërkohet një efekt i shpejtë kundër lodhjes.
30 ML | I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim i përditshëm | Teksturë xheli fluide që përthithet shpejt
Studim klinik i kryer në 22 vullnetarë në një qendër të pavarur. Test kënaqësie i realizuar 60 sekonda pas aplikimit të parë, pas 5 minutash dhe pas 8 orësh përdorimi të produktit.
Krem-serum 2-në-1 me 20% solucion Vitaminë C.
Ndriçon dhe hidraton lëkurën me efekt antioksidues.
I formuluar me 20% solucion të Vitaminës C, ky serum-krem me veprim të dyfishtë ndriçon dhe rigjallëron lëkurën falë veprimit të tij antioksidues dhe kundër plakjes. Tekstura pa vaj hidraton dhe zbut lëkurën.
30 ML | I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim ditor | Teksturë krem-serum që përthithet shpejt | Pa vaj
Krem dielli fluid për përdorim të përditshëm.
Siguron mbrojtje SPF50 dhe është i formuluar me Niacinamide, Vitaminë E dhe Peptid Karnozine. Parandalon dhe zbeh njollat e errëta.
Ofron mbrojtje të plotë ndaj rrezeve UVA dhe UVB për të parandaluar plakjen nga dielli dhe dëmtimet e shkaktuara prej tij. Falë Niacinamides, ndihmon në parandalimin dhe korrigjimin e njollave të errëta, ndërsa neutralizon radikalet e lira dhe mbron nga ndotja dhe drita blu. Tekstura e tij fluide dhe e lehtë është rezistente ndaj ujit, përthithet shpejt dhe e lë lëkurën të freskët dhe të rehatshme, pa ndjesi yndyre.
30 ML | E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim i përditshëm | Teksturë kremoze, e lehtë dhe fluide, që përthithet shpejt | Dermatologjikisht e testuar
Serum me përqendrim të lartë me 5 lloje Acid Hialuronik.
Mbush rrudhat dhe hidraton në thellësi lëkurën.
I formuluar me 5 lloje Acid Hialuronik me peshë të ndryshme molekulare (të lartë, mesatare dhe të ulët) dhe Ceramide, ky serum ofron efekt mbushës, duke reduktuar pamjen e rrudhave. Hidraton në thellësi çdo shtresë të epidermës dhe forcon barrierën mbrojtëse të lëkurës.
30 ML | E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim i përditshëm | Teksturë kadifeje
Krem-serum 2-në-1 me 10% Acid Glikolik**
Alfa Hidroksi Acid (AHA) me efekt piling që përshpejton rinovimin qelizor.
Formuluar me një përqendrim të lartë të Acidit Glikolik, ky krem-serum me veprim të dyfishtë eksfolion dhe rinovon lëkurën, duke përmirësuar teksturën, shkëlqimin dhe pamjen e saj të përgjithshme. Në të njëjtën kohë, stimulon prodhimin e kolagjenit dhe elastinës, duke reduktuar rrudhat dhe duke përmirësuar tonin e lëkurës.
**30 ML | E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim në mbrëmje | Teksturë krem-serumi që përthithet shpejt | Dermatologjikisht e testuar**



















