• 20% Hyaluronic Acid Solution Serum Krem 2500 L 2000 L

    Krem-Serum 2-në-1 me 20% Acid Hialuronik.
    Hidraton në thellësi dhe zbut lëkurën.

    I formuluar me 20% Acid Hialuronik, ky krem-serum me veprim të dyfishtë përmirëson ndjeshëm hidratimin dhe butësinë e lëkurës falë teksturës së tij jo yndyrore. Njëkohësisht, ndihmon në reduktimin e rrudhave, duke dhënë një pamje më të re dhe më të freskët.

    30 ML | E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim i përditshëm | Teksturë krem-serumi që përthithet shpejt

  • 25% Hyaluronic Complex dhe Vitamine C Advanced Serum 2900 L 2320 L

    Serum i gjeneratës së fundit me kompleks 25% që kombinon 7 lloje Acid Hialuronik dhe Vitaminë C për të mbushur rrudhat, hidratuar dhe ndriçuar lëkurën.
    Formula e tij e avancuar dhe e provuar vepron në shtresat e ndryshme të epidermës, duke mbushur rrudhat, ofruar hidratim të thellë dhe dhënë shkëlqim e freski lëkurës. Tekstura  me mikrosfera shkrihet butësisht në lëkurë, duke përmirësuar përthithjen e përbërësve aktivë.

    30 ML | E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim i përditshëm | Teksturë ultra ndijore me mikrosfera | Dermatologjikisht e testuar

  • Ampula 5x Pure Hyaluronic 2600 L 2080 L

    Ampula me përqendrim të lartë me 5 lloje Acid Hialuronik që hidratojnë thellë lëkurën dhe mbushin rrudhat.

    Çfarë i bën të veçanta?
    ✓ Formulë unike me 5 lloje Acid Hialuronik me peshë të ndryshme molekulare (të lartë, mesatare dhe të ulët) dhe Ceramide.
    ✓ Bashkimi perfekt i 5 llojeve të Acidit Hialuronik siguron efikasitet maksimal, duke mbushur rrudhat dhe ofruar hidratim të thellë në çdo shtresë të epidermës — nga brenda jashtë. Lëkura duket dhe ndihet më e lëmuar, më e hidratuar, më e freskët dhe dukshëm më e re.
    ✓ Teksturë e butë, kadifeje që përthithet shpejt.

    10 ampula | 2 ML secila | E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim i përditshëm | Përdorim i jashtëm

  • Ampula Anti-Aging Reviving Elixir 2600 L 2080 L

    Ampula me përqendrim të lartë për lëkurë të pjekur, për të luftuar 3 shenjat kryesore të plakjes: njollat, mungesën e shkëlqimit dhe rrudhat e thella.

    Çfarë i bën të veçanta?
    ✓ Formulë unike me Pluhur Algash të Bardha (Snow Algae), Lule Margarite, Probiotikë, Swertiamarin, Alga të Kuqe Deti dhe Karnozinë.
    Lufton në mënyrë efektive shenjat kryesore të plakjes tek lëkura mature: njollat, zbehjen e ngjyrës dhe rrudhat e thella.
    ✓ Teksturë e pasur që përthithet shpejt.

    10 ampula | 2 ML secila | E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim i përditshëm | Përdorim i jashtëm

  • Ampulë e avancuar 30% Hyaluronic Complex 350 L 280 L

    Ampulë e avancuar me kompleks 30% që kombinon Acid Hialuronik dhe Vitaminë C për rezultate me fuqi maksimale.
    Redukton rrudhat dhe hidraton thellësisht lëkurën.

    Formula e saj e fuqishme vepron në shtresat e ndryshme të epidermës, duke i dhënë lëkurës një pamje më të ndritshme dhe më rinore që nga përdorimi i parë.

    Çfarë e bën të veçantë?
    ✓ Trajtim intensiv “shock” me kompleks 30% Acid Hialuronik dhe Vitaminë C, për përqendrim maksimal të përbërësve aktivë në një trajtim të vetëm.
    ✓ E formuluar me 8 lloje Acid Hialuronik me peshë të ndryshme molekulare për efekt mbushës, duke reduktuar dukshëm pamjen e rrudhave.
    ✓ Sistemi i hapjes së lehtë siguron përdorim të shpejtë dhe të sigurt me një lëvizje të vetme.

    1×2 ML | E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim i përditshëm | Teksturë xheli fluide e butë që përthithet shpejt | Dermatologjikisht e testuar

  • Krem 5x Pure Hyaluronic 2800 L 2240 L

    Krem fytyre hidratues dhe mbushës me Acid Hialuronik.
    Zbut rrudhat dhe hidraton në thellësi lëkurën.

    Formulë unike me 5 lloje Acid Hialuronik me peshë të ndryshme molekulare (të lartë, mesatare dhe të ulët), Ceramide, Squalane, Perla “Soft-Focus” dhe Mburojë Anti-Ndotje (Anti-Pollution Shield). Kombinimi perfekt i 5 llojeve të Acidit Hialuronik ofron efekt maksimal, duke mbushur rrudhat dhe siguruar hidratim intensiv në çdo shtresë të epidermës, nga brenda jashtë. Lëkura bëhet më e butë, më e hidratuar, më e plotë dhe dukshëm më e re.

    50 ML | E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim i përditshëm | Teksturë e lehtë, pa ndjesi yndyre

  • Krem Anti-aging Reviving Elixir 2800 L 2240 L

    Krem fytyre ndriçues kundër plakjes për lëkurë mature, që ndihmon në reduktimin e rrudhave dhe rrit shkëlqimin.
    Formulë unike me Pluhur Algash të Bardha (Snow Algae), Lule Margarite, Gjalpë Karite (Shea Butter), Perla “Soft-Focus” dhe Mburojë Anti-Ndotje (Anti-Pollution Shield). Ky krem vepron në mënyrë efektive kundër shenjave kryesore të plakjes tek lëkura mature: njollat e errëta, mungesën e shkëlqimit dhe rrudhat e thella. Kombinimi i përbërësve aktivë kundër plakjes ndihmon në rigjenerimin e lëkurës, përmirësimin e tonit, stimulimin e prodhimit të kolagjenit dhe forcimin e barrierës natyrale të lëkurës.

    50 ML | Lëkurë mature | Përdorim i përditshëm | Teksturë e pasur dhe ushqyese

  • Krem Anti-Aging Reviving Elixir SPF30 2950 L 2360 L

    Krem fytyre ndriçues kundër plakjes me SPF30 për lëkurë të pjekur, që ndihmon në zbehjen e rrudhave dhe shton shkëlqimin.
    Formulë unike me Pluhur Algash të Bardha (Snow Algae), Lule Margarite dhe Gjalpë Karite (Shea Butter). Me vetëm një hap, ndihmon në zbutjen e dukshme të rrudhave dhe ndriçimin e lëkurës, ndërsa parandalon plakjen e parakohshme të shkaktuar nga rrezet UV. Falë mbrojtjes SPF30, është ideal për përdorim të përditshëm.

    50 ML | Lëkurë e pjekur | Përdorim i përditshëm | Teksturë “couching effect” që jep ndjesi të butë dhe rehati në lëkurë

  • Krem dielli fluid 5x Pure Hyaluronic SPF50 2900 L 2320 L

    Krem dielli fluid për përdorim të përditshëm.
    Siguron mbrojtje SPF50 dhe është i formuluar me 5 lloje Acid Hialuronik, Ceramide dhe Vitaminë B5. Hidraton në thellësi dhe forcon barrierën mbrojtëse të lëkurës.

    Ofron mbrojtje të plotë ndaj rrezeve UVA dhe UVB, duke parandaluar fotoplakjen dhe dëmtimet e shkaktuara nga dielli. Falë kombinimit të Acidit Hialuronik me përmasa të ndryshme molekulare dhe Ceramideve, ofron hidratim intensiv dhe afatgjatë, ndërsa përforcon barrierën natyrale të lëkurës. Tekstura e tij fluide, e lehtë dhe rezistente ndaj ujit, përthithet shpejt dhe e lë lëkurën të freskët e të rehatshme, pa ndjesi yndyre.

    30 ML | E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim i përditshëm | Teksturë kremoze, e lehtë dhe fluide, që përthithet shpejt | Dermatologjikisht e testuar

  • Lares 5x Pure Hyaluronic 1400 L 1120 L

    Xhel Pastrues 5x Pure Hyaluronic

    Pastrim i thellë që hidraton dhe balancon lëkurën pa e tharë.

    Formuluar me 5 lloje Acid Hialuronik dhe Ceramide, ky xhel pastrues heq në mënyrë efektive papastërtitë dhe yndyrën e tepërt, ndërkohë që ofron hidratim të thellë, forcon barrierën mbrojtëse të lëkurës dhe e rigjallëron atë. Lë fytyrën të freskët, rinore dhe të shëndetshme, me një aromë delikate lulesh dhe të ngrohtë.

    250 ML | E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim i përditshëm | Pa sulfate

  • Serum 5x Pure Hyaluronic 2700 L 2160 L

    Serum me përqendrim të lartë me 5 lloje Acid Hialuronik.
    Mbush rrudhat dhe hidraton në thellësi lëkurën.

    I formuluar me 5 lloje Acid Hialuronik me peshë të ndryshme molekulare (të lartë, mesatare dhe të ulët) dhe Ceramide, ky serum ofron efekt mbushës, duke reduktuar pamjen e rrudhave. Hidraton në thellësi çdo shtresë të epidermës dhe forcon barrierën mbrojtëse të lëkurës.

    30 ML | E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim i përditshëm | Teksturë kadifeje

My Cart
Wishlist
Recently Viewed
Categories
Compare Products (0 Products)